Karriere

CIO- t nuk do të jenë CIO për shumë gjatë

Apr 21 2011
0 Shpërndarje
CIO- t nuk do të jenë CIO për shumë gjatë

Presidenti i ShBA-ve, veçanërisht ai president që rizgjidhet, ka gjasa më të mëdha të mbetet në të njëjtin post për një kohë më të gjatë sesa shumica e CIO-ve, sugjerojnë të dhënat e anketave. CIO-t që i mbajnë punët e tyre për të paktën katër ose pesë vjet janë të barabartë me kolegët e tyre sa i përket jetëgjatësisë së postit, me mundësi të vogla për t’i tejkaluar ata. Kjo është ajo që thonë anketat e fundit, por nuk do t’ju duhet një anketë për pikëpamjet e trajektores së karrierës në lidershipin e IT-së.

Në mesin e viteve 1990-të, Frank Petersmark, që më vonë do të bëhej CIO i Amerisure Mutual Insurance, kishte thënë se puna e një CIO-je funksionon në një cikël pesëvjeçar. Viti i parë është si muaji i mjaltit. Viti i dytë ka të bëjë me strategjinë dhe planifikimin, kurse viti i tretë është viti i implementimit. Në vitin e katërt ata kuptojnë se ekzekutivi nuk është duke shkuar mirë dhe në vitin e pestë fillojnë të kërkojnë një punë tjetër, rikujton Petersmark.

 

Ai nuk i përket kufizimit pesëvjeçar për shkak se e ka mbajtur postin e tij në Amerisure për 13 vite, derisa dha dorëheqjen në fund të vitit të kaluar. Mirëpo mbajtja e gjatë e postit nga ana e Petersmark ka tejkaluar edhe anketat më optimiste. Janco Associates, një firmë konsulente menaxhmenti, që bën anketa të rregullta për pagat, raporton se kohëzgjatja mesatare për pozitat e CIO-ve është katër vite e një muaj. Në vitin 2008, Janco deklaroi se kjo kohëzgjatje ishte katër vite e shtatë muaj. Anketa e pagave për këtë grup bazohet në të dhënat nga 270 kompani në Amerikën Veriore, Amerikën Jugore dhe Europë. Gartner e parashikon kohëzgjatjen e pozitës së CIO-s në më pak se pesë vite. CEO i Janco-s, Victor Janulaitis, për dështimin në kohëzgjatje fajëson recesionin dhe vendimet e korporatës për të bërë ndryshime në IT dhe lidership.

Mirëpo ai gjithashtu thotë se dalja në pension e Baby Boomers është duke kontribuuar në këtë drejtim. Society of Information Management (SIM), në një anketë të prezantuar vitin e kaluar, deklaroi se mesatarja e kohëzgjatjes për një CIO ose lider kryesor të IT-së në ShBA ishte pesë vite e një muaj, kurse mesatarja e 2009-ës ishte katër vite e gjashtë muaj. Jerry Luftman, një profesor i dalluar i sistemeve të informimit në Stevens Institute of Technology, i cili drejtoi këtë anketë të SIM, thotë se kohëzgjatja është duke u rritur për shkak se CIO-t po bëjnë një punë më të mirë në rregullimin e roleve të tyre si menaxherë të biznesit. Në kohëzgjatje ka ndikuar për keq recesioni, me Boomers që po mbahet peng derisa financat e tyre të përmirësohen.

Pa marrë parasysh se kohëzgjatja e mbajtjes së postit të CIO-ve po shkurtohet apo po zgjatet, mesatarja është katër apo pesë vite, siç e përshkroi Petersmark. Petersmark, i cili e filloi karrierën e tij në një ndërrim nate si operator kompjuterësh, që herët ka parashikuar kohëzgjatjen e pozitës së CIO-s “për shkak se ishte i bindur se CIO-t tani kanë të bëjnë më pak me teknologjinë dhe më shumë me kontributin për suksesin e biznesit”. Duke e kuptuar këtë “ndoshta edhe jam mbajtur në këtë lojë për një kohë më të gjatë”, deklaroi ai. Megjithatë tregimi i ciklit pesëvjeçar është “rol i lehtë” dhe “mund të jetë i vetëmjaftueshëm”, thotë Petersmark. Petersmark la punën e tij të fundit për të filluar një karrierë të re në X by 2, një konsulencë për arkitekturën softuerike. Kompania kishte krijuar një punë të re për të, të quajtur CIO avokat. Seth Harris, nënkryetar ekzekutiv i firmës kërkimore Cook Associates, vëren një ndryshim tjetër në punësimin e CIO-ve: kohëzgjatjen për të cilën që kompanitë dëshirojnë t’i punësojnë ekzekutivët e IT-së. Harris deklaroi se “kërkimi po zgjat më shumë për shkak se klienti kupton vlerën strategjike të CIO-ve më shumë se kurdoherë. CEO-t presin më shumë nga CIO-t në kushtet e njohurive të tyre rreth biznesit dhe aftësive për të rregulluar problemet e biznesit përmes përdorimit të teknologjisë”.

Blake Coleman, një rekrutues teknologjie në FGP International, thotë se ka kërkesa për një talent të fuqishëm në menaxhment të IT-së dhe ai beson se kjo kërkesë është shumë më e lartë sesa oferta. Nëse një kompani është e kënaqur me lidershipin e saj të IT-së, atëherë Coleman këshillon që t’i mbani ata të kënaqur dhe të sfiduar në mënyrë që të mos ju ikin. “Është shumë e rëndësishme që të mbani talentin e duhur”, deklaron ai.

Patrick Thibodeau mbulon SaaS dhe aplikacionet e ndërrmarrjeve, politikat qeveritare të IT-së, qendrat e të dhënave si dhe problemet e fuqisë punëtorë të IT-së për Computerworld. Ndiqeni Patrick-un në Twitter në @DCgov ose abonohuni në RSS feed të Patrick . E-mail adresa e tij është [email protected] .

Lajmet e fundit>