Karriere

CIO-t e rinj duan të paktën dy vjet për të marrë plotësisht përsipër punën

Feb 4 2014
0 Shpërndarje
CIO-t e rinj duan të paktën dy vjet për të marrë plotësisht përsipër punën

company_board_IT_CIO_WP_SizeSipas një studimi të realizuar së fundmi (‘How Newly Appointed Chief Information Officers (CIOs) Take Charge’ – Si i marrin përgjegjësitë CIO-t e rinj), del në pah se në aspektin e marrjes përsipër të punës në mënyrë të plotë, edhe këta ekzekutivë krahasohen me ata të sektorëve të tjerë.

Studimi është kryer në bazë të intervistave të detajuara me 21 CIO. Ata kanë shpjeguar se kjo ndodh për shkak se prej tyre pritet shumë në pozicionin e ri.

“Në mënyrë që të shihni impakt, do t’ju duhet t’u jepni dy deri në tre vjet kohë,” shprehet Joe Peppard, nga European School of Management and Technology në Berlin.

90 ditë është minimumi

Proçesi i marrjes së përgjegjësive të punës kërkon minimalisht 90 ditë. Kjo për arsyen se disa CIO mund të kenë ardhur të papërgatitur, pra proçesi i rekrutimit ka qenë i shkurtër. Kështu që iu duhen disa muaj për të vëzhguar biznesin dhe për të kuptuar kulturën e organizatës.

Shifra prej 90 ditësh është e njohur në librat e menaxhimit. Në një raport që Peppard ka shkruar lidhur me këtë çështje, ai i referohet tre fazave fillestare që janë të rëndësishme në fillimet e një shefi të ri informativ dhe që kërkojnë më tepër se thjesht 3 muaj:

1. Fillimi – të kuptosh biznesin dhe të diagnostikosh problemet që lidhen me IT-në

2. Stabilizimi – të marrësh masa dhe të ndërtosh skuadrën

3. Rinovimi – CIO-t e ndërtojnë besueshmërinë në ta duke zbatuar ndryshimet dhe duke forcuar pozicionin e tyre si liderë në biznes

“CIO-t kanë kaluar gjithmonë një fazë fillestare prej rreth 4 – 6 muajsh. Faza e stabilizimit fillon pak pasi CIO-ja ka nisur punën dhe zgjat 9 – 12 muaj. Ndërkohë, faza e rinovimit fillon rreth 6 muaj më vonë dhe ndodh që ecën paralelisht me fazën e stabilizimit,” shkruhet në raportin e studimit. (CIO Albanian)

Tags >

CIO
Lajmet e fundit>