Uncategorized

CIO i Nike jep dorëheqjen vetëm 10 muaj pas marrjes së postit

Dec 12 2014
0 Shpërndarje
CIO i Nike jep dorëheqjen vetëm 10 muaj pas marrjes së postit

anthony-watson-2Bussines Insider ka konfirmuar se CIO i Nike, Anthony Watson ka dhënë dorëheqjen. Burime të afërta të kompanisë tregojnë se arsyet që çuan Watson në marrjen e këtij vendimi janë ende të paqarta. E vetmja gjë që u tha ishte se ai u largua për arsye personale.

Ndërkohë që shumica e CIO-ve nuk janë aq të famshëm, Watson nuk mund të kalonte pa u vënë re dhe kjo i detyrohet faktit se britaniku 37 vjeçar kishte pranuar se ishte homoseksual. Kjo e bëri atë të njihej mes qindra CIO-sh të tjerë. Kur CEO i Apple, Tim Cook deklaroi se ishte homoseksual para pak muajsh, e gjithë bota u fokusua më shumë tek ky komunitet dhe filloi të numëronte se kush tjetër në fushën e teknologjisë kishte të njëjtat prirje me Cook. Në një listë të këtyre ekzekutivëve nga CNN, Watson u rendit ndër 6 emrat e publikuar.

Përsa i përket karrierës së tij nuk mund të themi se ajo nuk ka qenë e suksesshme. Ai është një ndër qytetarët e parë britanik dhe jo amerikan që u bë pjesë e grupit drejtues të GLAAD në 2013, përpara se ai ti bashkohej Nike. Në këtë kompani ai është cilësuar si një ekzekutiv i fokusuar tek konsumatori, inovativ, transformues dhe një nga CIO-t më të mirë të Europës. Ai ishte një mbështetje e fortë për përpjekjet e kompanisë drejt teknologjisë. (CIO Albanian)

Tags >

CIO
Lajmet e fundit>