Microsoft

Cili mund të jetë makthi më i keq i Microsoft-it

Jan 14 2013
0 Shpërndarje
Cili mund të jetë makthi më i keq i Microsoft-it

microsoft androidGjatë 20 viteve të fundit Microsoft-i është shndërruar në liderin e tregut të sistemeve operative. Pjesa më e madhe e kompjuterëve të sotëm operojnë me Windows dhe sigurisht, pothuajse të gjithë kanë në të një nga paketat më të rëndësishme siç është Office.

Por, megjithëse kompania me seli në Redmond ka një sukses të jashtëzakonshëm në tregun e PC-ve, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tregun e tabletëve apo smartfonëve. Sigurisht, këto janë dy nga strategjitë tek së cilat Microsoft-i po investon shumë vitet e fundit, por konkurrenca është e ashpër.

Dy janë kompanitë që i “bllokojnë” rrugën kompanisë: Apple dhe Google me sistemet e tyre operative, përkatësisht iOS dhe Android. Megjithatë, analistët po vlerësojnë se kërcënimi më i madh i Microsoft-it është Google.

Apple operon me parime deri diku të ngjashme me Microsoft-in, vetëm se kompania është vetë prodhuese e softuerëve dhe vetë prodhuese e harduerëve, ndryshe nga Microsoft-i që fokusohet më tepër tek softuerët.

Google, nga ana tjetër, me softuerin e tij “të lirë” po luan një lojë totalisht ndryshe. Kompania po investon në tërheqjen e sa më shumë përdoruesve pasi ky është avantazhi i tyre kryesor.

Por, çfarë do të ndodhte nëse kompania do të vendoste të zgjeronte arritjet e veta?

Aktualisht, Google ka Chrome OS, si dhe një numër hakerash, zhvilluesish dhe prodhuesish që po punojnë me të – Samsung Chromebook është padyshim shembulli i duhur. Por, ky sistem është i pavarur nga Android. Po sikur Google të ndërtonte një sistem operativ që të punonte si me telefonat Android ashtu edhe me vetë kompjuterët?

Pra, një sistem unik për të dyja këto pajisje. Sa të gatshëm do të ishin prodhuesit në radhë të parë të merrnin guximin për të sjellë këtë risi në treg dhe sa të predispozuar do të ishin përdoruesit për të kaluar në një sistem komplet të ri operativ? Sa departamente Android pcIT do të ishin të gatshëm për ta mbështetur këtë sistem dhe sa të sigurte do të ndiheshin konsumatorët duke pasur të njëjtin sistem operativ si në telefonin e tyre ashtu edhe në kompjuterin apo laptopin e tyre?

Kjo strategji është deri diku e ngjashme me atë të vetë Microsoft-it, me Windows Phone 8 dhe Windows 8. Në këtë rast, sistemi operativ desktop është lideri në botën e kompjuterëve, ndërsa Google Android është lideri në botën mobile. 

Ajo që mund të themi me siguri është se përdoruesit nuk do ta përqafonin një sistem të ri operativ nga Google derisa të ishin të sigurte për përfitimet dhe sigurinë e tij.

Megjithatë, vlen të përmendet fakti se Google nuk do të gjejë të njëjtën liri brenda sistemeve operative desktop siç gjeti në rastin e atyre mobile. Por, mos harroni! Që tani Microsoft-i po ndjen presionin e Google Docs… (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>