Business & Management

Cili do të jetë roli i CIO-ve më 2020

Jun 27 2012
0 Shpërndarje
Cili do të jetë roli i CIO-ve më 2020

CIO-të kah fundi i kësaj dekade mund të presin që roli i tyre të ndryshoj rrënjësisht. Në të ardhmen roli i tyre i ri do të jetë planfikimi i biznesit, sigurimi kibernetik, manaxhimi robotik dhe sigurisht edhe shërbimi cloud.

Sot jemi dëshmitar të ndryshimeve dramatike që ndodhin në teknologji. Para 10 vjetësh askush se ka paramenduar se CIO-të do të merren me punë të komplikuara siç janë sigurimi i shërbimit cloud dhe virtualizimi. Të shohim se si do të ndërroj roli i tyre në 8 vitet e ardhshme, i shënjestruam dhe morrëm mendimin e liderëve të industrive, analistët dhe vetë CIO-të që të kuptojmë se me cilat sfida do të mund të përballeshin ata në vitin 2020. Dhe ja se ç’mësuam:

1. Mund të ndodh që dominimi i Microsoftit të përfundoj

Ka shumë gjasa që ndryshimi më dramatik në vitin 2020 të jetë roli më i vogël i Microsoftit. Todd McKinnon, drejtor i Okta-s, thotë se rritja e iOS dhe Androidit kanë ndikuar në zvoglimin e dominimit të Microsoftit. Por, ai shton se shumë kompani kanë ngecur me Server të Windows-it, për të mirë apo të keq. Sidoqoftë, celularët dhe zgjidhjet mobile ka shumë mundësi që t’i japin fund hegjemonisë apo zotërimit të vetëm të Microsoftit.

“Në vitin 2020, punëtorët, konsumatorët dhe partnerët do të kërkojnë dhe presin qasje në aplikacione nga më shumë se një pajisje” shton McKinnon. “ Nëse CIO-të nuk kanë krijuar një infrastrukturë që i përkrahë këto kërkesa, si rrjedhojë do të shohim edhe shumë mangësi, të meta dhe thyerje të ndryshme të sigurisë rreth vitit 2020.”

2. Departmenti i IT-së nuk do të jetë fizik

Kohëve të fundit shohim një zhvendosje dramatike drejt “reve” por shumica nga ne ende mund të tregojnë lehtësisht se kush punon në IT, ku ndodhet lokacioni i departamentit të tij dhe kush është kompetent për punët. Nga 2020 parashikohet të ketë ndërrim nga departmenti i IT-ve për përdoruesit tek shërbimi teknologjik “Follow me”. Me fjalë tjera, vetë departamentet e IT-së do të zhvendosen drejt “reve”. Koncepti do të kalojë nga departmenti aktual fizik që menaxhon shërbimin e reve, në një departament të zhvendosur dhe që funksionon vetë në “re”.

Drejtori i teknologjisë nga kompania RES Software, e cila ndërton programe desktop për Windows, thotë se klientët apo përdoruesit e sotëm të teknologjisë i takojnë gjeneratës së fundit të punëtorëve të cilët kanë mundësi të tregojnë se si dhe ku operon departamenti i IT-së. Gjeneratat e ardhshme nuk do të kenë mundësi të dijnë vendndodhjen e tij.

3. Bashkpunimi Hiperkinetik i biznesit do të bëhet në “re”

Vidoekonferencat me HD kanë arritur përparime të mëdha, por shumica e mbledhjeve ende mbahen me kontakte fizike mes personave. Sipas McKinnon, më 2020 bashkëpunimi në re do të zëvendësoj mbledhjet brenda mureve. Kjo lë të kuptohet se CIO-të do t’u adresohen punëtorëve se si ta përdorin shërbimin e reve. “Nga kjo rezulton se pozita e CIO-së do të evulojë në lidershipin strategjik biznesor – duke u orientuar në gjetjen më të mirë të bashkëpunimit me partnerë” thotë ai. “ Kjo gjithashtu do të thotë se CIO-të duhet t’i adresojnë çështjet kryesore të lëvizjeve të informacionit brenda mureve, kur është në pyetje siguria“ shton McKinnon.

4. CIO-të do të menaxhojnë shumë pak me njerëzit, posaqërisht për çështje sigurie

Roli i CIO-s do të ndërrojë plotësisht kahje nga pozita që tani ka të bëjë me menaxhimin e forcës së madhe punëtore. Për dikënd kjo mund të tingëllon si një e ardhme shumë e largët, por kompjuterët dita- ditës po bëhen më autonom duke kërkuar shumë pak menaxhim dhe intervenim nga njerzit që sistemi të funksionoj pa probleme. Drejtori ekzekutiv i SecureExperts, Darnell Washington, thotë se të krijuarit e sigurisë, identitetit menaxherial, si dhe përgjigjeve emergjente do të kontrollohet nga intelegjenca artificiale e kompjuterit (AI). “Fillimisht përgjigjja dhe përmbledhja e vetëdijësimit fillestar do të mblidhet nga sistemet e paemërtuara, robotët, komandat monitoruese si dhe mjetet tjera ajrore të cilat përmbajnë aftësi për audio dhe video” shton ai.

5. Përdoruesit nuk do të jenë në grupe të departmenteve

Janssen shton se përdoruesit nuk do punojnë më në grupe. Ky ndryshim do të jenë ndër ndryshimet më kritike sa i përket pozitës së CIO-s të ciët tani i kryejnë punët duke bashkëpunuar dhe krijuar strategji me të tjerët. Në të ardhmen IT dë të jetë një ofrues shërbimesh direkt tek individët duke siguruar që pajisjet e tyre, softueri dhe sistemi të jenë funksional. Ai shton se përdoruesit vendor mund të kenë afër 15,000 biznese me të cilat do të kenë lidhje të vlefshme (me shumicën e tyre jo personalisht), që do të ju shërbejnë si burime teknike. Deri në vitin 2020 boshllëku do të zgjerohet kur platformat e hiperkonektuara sociale të kanë kuptim kur punëtorët do të jetë më shumë të lidhur me shokë sesa me kolegët e tyre. Pra më 2020 pritet që pozita e CIO-s të ketë funksionin e të konkurruarit me Facebookun e së ardhmes. “Llojet e ngashme të rrjeteve sikurse Facebook do të shërbejnë si rrjete ndërmjet afaristëve dhe në mënyrë shumë më efektive sesa të bashkëpunuarit mes kolegëve të një ekipi” thotë Janssen.

6. CIO-të do të jenë gjeneralë të luftërave kibernetike

Nuk mund të fshihet fakti se CIO-të modern do të përballen me sulme kibernetike, diçka që do të krijohet si rutinë ditore. John Thielens, CSO- Drejtor sigurie në kompaninë e sigurisë Axway, thotë se lufta kibernetike do të arrijë majat e shtetit duke u kërkuar CIO-ve të kenë gatishmëri të nivelit ushtarak. Dëmi nga rritja e sulmeve të tilla kibernetike do të shuaj përfundimisht parimet e neutralitetit të internetit. Kjo të jep përshtypjen se roli i CIO-s do të jetë një rol i ndryshuar në atë të kolegut negociator ndërmjet ofruesve të shërbimeve të internetit. (Sot, Uebi nuk është i ngarkuar kur informatat e ISP-ve kalojnë të pa penguara). Ne do të jemi dëshmitar se firewall-ët nacional do të ngriten në atë nivel që të mbajnë relacionet ndërkufitare të sigurta” thotë Thielens. Ai shtoi se “do të shohim se menaxhmenti i ndërlidhjes në mes të bizneseve globale do të bëhet më sfidues në mënyrë të konsiderueshme”

7. BYOD (Bring Your Own Device- Sjell Pajisjen Tënde) do të jetë normale

Në të ardhmen, punëtorët do të sjellin pajisjet personale në punë dhe departmenti i IT-ve do t’ju ndihmoj në sigurimin e këtyre pajisjeve. Në ditët e sotme kjo mënyrë e të punuarit në të shumtën e rasteve mbetet larg rregullave përderisa IT-të ende furnizojnë mjetet si dhe infrastukturën e punës. Tima Naramore, CTO në kompaninë Masergy, thotë se IT-të do të jenë të obliguar të menaxhojnë pajisjet e sjellura nga puntorët. Në të shumtën e kohës punëtorët do të zgjedhin vet pajisjet e tyre të punës të cilat do t’i përdorin në punë.

8. Outsoursing do të përdor AI (Artificial Intelegence- Inteligjencën Artificiale)

Trendi kyç për CIO-të, outsoursing do të ndërrohet nga menaxhimi fizik që merret me thirrjet telefonike apo çështjet e përkrahjes, me një rol më kompleks atë të kompjuterëve të Intelegjencës Artificiale. Greg Piere zyrtar strategjik i shërbimit cloud në kompaninë Tribdridge që merret edhe me konsulencë, citon shembullin e zyrës së thirrjeve. Me 2020 sistemi i dallimit të të folurit do të avansohet deri në atë pikë ku roboti mund të ju përgjigjet thirrjeve dhe të ofroj njëkohësisht edhe përkrahje teknologjike duke përdorur zërin digjital të ngjashëm me zërin origjinal të njeriut. Nga kjo mund të kuptohet se CIO-të do të ketë punë me “Robotë” të cilët do të duhet edhe t’i menaxhojnë, si dhe rrejtin hierarkik për vendimmarrje, por nuk do të kenë punë me njerëz të cilët do të merren me këtë punë.

9. CIO do të kenë ndikim në drejtimin e biznesit

Në ditët e sotme shumë CIO takohen me liderë të ndryshëm biznesi, dhe kontribuojnë në udhëheqjen e tërësishme të kompanisë. Ndërsa në të ardhmen, CIO nuk do të ketë kontribut të tillë. Ai apo ajo si lider në plot kuptimin e fjalës, do të lëvizë nga roli i këshilltarit tek roli i drejtuesit të inovacioneve. Naramore i Masergy thotë se CIO-të do të jenë të përfshirë në çdo vendimmarrje kyçe në biznes, duke filluar nga marketingu e deri tek dizajnimi i produkteve dhe logjistika, pasiqë teknologjia do të luaj rol kyç (apo edhe rolin kryesor) në këto fusha biznesi.

10. Analizat do të jenë çdo herë e më të vlefshme

Të marrësh vendime do të thotë të kesh të dhëna të mira dhe të vlefshme, këtë tashmë e kanë të qartë CIO-të. Sipas Oliver T.Bussmanit, nënpresidenti i kompanisë dhe CIO në kompaninë SAP AG, CIO-të do të hulumtojnë apo thellohen edhe më tepër në analiza që të jenë sa më të saktë në parashikimin e ndryshimeve në trendet e teknologjisë të së ardhmes.

“Ai apo ajo duhet të jetë në gjendje të diktoj drejtimin e biznesit, si dhe të përcaktoj teknologjinë e përshtatshme si udhërrëfyes që të mundësoj modele të reja biznesi, të përmirësoj margjinat apo t’i japë kompanisë një përparësi para konkurrencës.” shton Bussmann. “Në të shumtën e rasteve kjo do të thotë të krijosh hapësirë në memorjen e kompjuterit, si dhe në analiza në mënyrë që të jetë i aftë të reagoj dhe kapitalizoj mundësitë sipas trendeve të kohës. Infrastuktura e tanishme interne nuk do të jetë më prioritet pasiqë pothuajse gjithçka po punohet dhe i besohet shërbimit cloud: sidoqoftë, siguria e të dhënave do të jetë e një rëndësie të veçantë, dhe kjo duket të jetë një sfidë e vërtetë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>