Siguri

Cilat janë sfidat e sigurisë kibernetike në vitin 2013

Mar 10 2013
0 Shpërndarje
Cilat janë sfidat e sigurisë kibernetike në vitin 2013

Cyber securityProblemet e sigurisë që prekin bizneset janë të ngjashme kudo në botë. Një pjesë e punonjësve, në mënyrë të pavetëdijshme, i kanë pajisjet e tyre mobile të infektuara me viruse, duke i përçuar ato jo rrallë herë edhe në rrjetin e kompanisë. Ose thjesht klikimi i një linku të infektuar përmes kompjuterit të punës mund të krijojë shumë probleme për gjithë organizatën.

Gjatë këtij viti do të ndeshemi me këto probleme dhe shumë të tjera përsa i përket sigurisë. Por cilat janë disa nga sfidat konkrete me të cilat do të përballet biznesi në vazhdimësi gjatë vitit 2013?

– Rritja e “exploit kits”. Ato përfaqësojnë një anë të erret, por me mjaft përfitime kur bëhet fjalë për sulmet kibernetike. “Exploit kits” përbëhen nga programe dashakeqëse, të cilët janë në gjendje të identifikojnë dhe të sulmojnë dobësitë e sistemeve, duke shpërndare malware. Këto lloj sulmesh do të shënjestrojnë përveç sistemeve operative si Windows 8, Mac OS X edhe pajisjet mobile, në veçanti ato me Android.

– Rritja e dobësive lidhur me sigurinë në pajisjet mobile. Adaptimi i teknologjive si near field communication për sistemet e pagesave mobile i bën këto lloj platformash një shënjestër tepër tërheqëse për kriminelët kibernetikë. Rritja e përdorimit të pajisjeve personale në biznes (BYOD) do të shoqërohet edhe më probleme sigurie, duke filluar nga humbja e të dhënave të kompanisë apo IP-së, e deri tek kërcënimet financiare.

– Shpërndarja e malware-ve në rrjetet sociale apo shërbimet e komunikimit si Facebook, Twitter dhe Skype, duke marrë shkas nga popullariteti i tyre.

– Rritja e sulmeve të sofistikuara. Vitin e kaluar vumë re se kriminelët kibernetikë po i braktisin metodat e vjetra si mashtrimet përmes “antivirusëve” e duke kaluar në ato që quhen “ransomware scams”. Përmes këtyre të fundit, infektohet një kompjuter, pajisje apo shërbim dhe gjurmohen të gjitha aktivitetet që kalojnë përmes tij duke vjedhur kështu të dhëna. Në raste të tjera, siç sugjerohet edhe nga vetë termi “ransomware”, kompjuterët mbahen peng duke kërkuar shpërblime financiare në këmbim të rimarrjes së kontrollit të tyre.

Viruset, trojanët, worms apo sulmet ransomware përfaqësojnë të njëjtin risk, pavarësisht madhësisë së kompanisë. Ato prekin të gjitha llojet e organizatave, duke iu shkaktuar atyre humbje të dhënash apo asetesh financiare e deri tek vënia në rrezik e ekzistencës së biznesit në vetvete. Prandaj ka rëndësi vitale që CIO-t e kompanive dhe jo vetëm, të jenë në dijeni të praktikave mbrojtëse, duke filluar nga informimi i stafit mbi rreziqet dhe mënyrat e parandalimit të tyre. (CIO Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>