Microsoft

Cila është strategjia e Microsoft me një shfletues të ri Windows

Jan 6 2015
0 Shpërndarje
Cila është strategjia e Microsoft me një shfletues të ri Windows

screen-shot-2014-11-21-at-11.07.00-am-100532053-primary.idgeMicrosoft do të sjellë një shfletues të ri, jo në emër të Internet Explorer, së bashku me Windows 10, sipas një raporti publikuar në ueb. Vëzhguesja e Microsoft dhe autore pranë ZDNet Mary Jo Foley duke cituar burimet e fshehura tha ditën e hënë se shfletuesi i ri do të ishte veçmas Internet Explorer. Ky shfletues do të ketë një ndërfaqe minimale, me mbështetje për shtojcat ngjashëm me Google Chrome dhe Mozilla Firefox.

Për më tepër, blogu Neowin pretendon se Microsoft ka ndërtuar motorin e pasqyrimit të shfletuesit i quajtur “Trident” i cili nuk mbështet versionet e vjetra të Internet Explorer. Sipas skenarit të Neowin, do të kemi të bëjmë me dy shfletues të ndryshëm. Nga ana tjetër, Mary Jo Foley tha se shfletuesi i ri me pseudonimin “Spartan” do të ishte pjesë e Windows 10, dhe mbase do të jetë shfletuesi kryesor i sistemit operativ shoqëruar nga Internet Explorer 11. Ky i fundit do të ofrohet për të shtuar mbështetjen për uebsitet dhe aplikacionet e vjetra të bazuara në ueb.

Në fund të fundit nuk ka rëndësi nëse Microsoft do të ndajë shfletuesin e saj në dy aplikacione të ndryshme apo thjeshtë të përpunojë motorin Trident. Rezultati është i njëjti: Një shfletues që vazhdon përpara dhe një shfletues i cili mbetet statik si një opsion parësor kryesisht për bizneset dhe përdoruesit që kërkojnë përshtatshmëri me modelet e uebsiteve të vjetra.

A është kjo një strategji e Microsoft? Të ketë një fillim të ri dhe nga ana tjetër të ofrojë trashëgiminë e asaj çfarë dëshiron të lërë pas. Padyshim që shfletuesi i ri do të përditësohej agresivisht, ndërsa shfletuesi i së kaluarës do të mirëmbahej por jo të përmirësohej në mënyrë të konsiderueshme. Nëse kjo është ideja e Microsoft, atëherë imponimi për të adoptuar Internet Explorer 11 njoftuar gjatë muajit gusht nga kompania është një kohë e çmuar që po u krijohet korporatave për të bërë zgjedhjen, ndërsa gjiganti i softuerit do të promovojë shfletuesin e ri.

Sipas analizave që vinë nga Net Applications, IE 11 numëron 43 % të gjithë versioneve të shfletuesve Internet Explorer. Duke konsoliduar përdoruesit në një version të vetëm të Internet Explorer, Microsoft do të reduktojë kostot dhe përgatisë përdoruesit për Internet Explorer 11 I cili do të ofrojë atë përshtatshmëri me uebsitet e vjetra e domosdoshme për sipërmarrjet. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>