Siguri

CIA po mbledh të dhëna për qytetarët amerikanë

Nov 15 2013
0 Shpërndarje
CIA po mbledh të dhëna për qytetarët amerikanë

CIAËshtë duke u bërë mëse e qartë që agjencitë si NSA kanë grumbulluar informacione për qytetarët amerikanë teksa provojnë që të monitorojnë komunikimet ndërkombëtare dhe, sipas një raporti të fundit, CIA është duke bërë të njëjtën gjë me transaksionet financiare.

Wall Street Journal raporton që CIA ka qenë duke ndërtuar një bazë të mëdha të të dhënave të transaksioneve ndërkombëtare të parave në përpjekjet e veta për të ndjekur financimin e organizatave terroriste në mbarë globin.

Aktivitetet janë të sanksionuara nga Gjykata Për Mbikëqyrje të Inteligjencës së Huaj, por sikur zbulimet e fundit rreth librave të adresave online, qytetarët e SHBA-së janë duke u zënë në mes dy zjarresh.

Programi grumbullon regjistrime nga bartjet ndërkombëtare të parave, por kjo përfshin ato që ose fillojnë ose mbarojnë në SHBA. Kështu, të dhënat financiare dhe personale për amerikanët që dërgojnë para jashtë mbahen në bazën e të dhënave. Në disa raste madje edhe numrat e Sigurisë Sociale mund të jenë grumbulluar, ndonëse sipas raportit transaksionet që janë vetëm mes palëve në SHBA nuk janë pjesë e programit.

Baza rezultuese e të dhënave më pas punon sikur operacionet e tjera të ngjashme për të cilat kemi mësuar muajve të fundit: pasi të grumbullohet informacioni në sasi të madhe nga ndërmarrjet pjesëmarrëse, informacioni në individët e SHBA-së maskohet nën një mandat të urdhëruar nga gjykata përderisa individët të mos jenë konsideruar që të jenë pjesë e rëndësishme e komunitetit të inteligjencës së huaj.

Sipas Journal, programi ishte nxitur pas zgjimit nga sulmet e 11 shtatorit, kur ishte zbuluar që terroristët kishin shpërngulur rreth 300 mijë dollarë në llogaritë me bazë në SHBA pa ngritur ndonjë flamur të kuq. Më pas ishte institucionalizuar në vitin 2006 dhe tani vepron sipas Seksionit 215 të Aktit të Patriotizmit – njëra nga statutet që ndodhet në zemër të operacioneve të mbikëqyrjes nga NSA-ja.

Ish – zyrtarët qeveritarë tregojnë për Journal që programi grumbullues ka ndihmuar në zbulimin e marrëdhënieve mes terroristëve, por nuk ka gjasë që mund të ofrojë rehati për amerikanët të cilët janë të shqetësuar që qeveria e tyre është duke arritur shumë larg. (CIO Albanian)

Tags >

CIA
Lajmet e fundit>