Internet

CIA hap llogari në Twitter

Jun 10 2014
0 Shpërndarje
CIA hap llogari në Twitter

image.0_standard_640.0Qeverisë amerikane i pëlqen rrjeti Twitter. Për NASA-n, ky rrjet është një minierë e shkëlqyer për marrëdhënie me publikun. Për Departamentin amerikan të Shtetit, është një armë e çuditshme në luftën kundër terrorizmit. Për CIA-n, është një mundësi e mirë e argëtimit. Agjencia, që disi nuk kishte një prezencë të vërtetë në rrjetet sociale, ka postuar cicërimën e vet të parë, në të cilën thuhet: “Ne as nuk mund ta konfirmojmë e as ta mohojmë që kjo është cicërima jonë e parë”.

Ardhja në Twitter vjen vetëm disa ditë pasi CIA hapi një faqe në Facebook. Agjencia do të postojë vende pune, fotografi, e hollësi nga Libri Botëror i Fakteve të CIA-s dhe “reflektimet në historinë e inteligjencës”. Është pjesë e asaj që duket sikur një rishikim më i madh online, që do të përfshijë transmetimin e drejtpërdrejtë të ngjarjeve.

CIA kishte shfaqur shenja të pakta të ekzistencës gjatë zbulimeve të bëra nga Edward Snodwen, por rrjeti social është ende një mënyrë e qartë për agjencinë për ta humanizuar veten, për të marrë vëmendje në cicërima në vend të zukatjeve. Kjo nuk nënkupton që organizatat janë të mbrojtura nga kritikat online dhe me siguri duhet të ketë kujdes rreth fushatave të veta me etiketa në Twitter. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>