Mobile

Chrome vjen në Android

Feb 8 2012
0 Shpërndarje
Chrome vjen në Android

 

Beta versioni i shfletuesit Chrome tashmë është në dispozicion për pronarët e celularëve të mençur Android, por vetëm për ata që si sistem operativ kanë Ice Cream Sandwich.

 

Shfletuesi Chrome për Android ofron disa mundësi të reja për njerëzit që përdorin këtë shfletues edhe në kompjuterët e tyre. Kur ata të lidhen në Chrome në të dy pajisjet, përdoruesi mund të lançoj shfletuesin të shfaq të njëjtat faqe që janë të hapura në pajisjen tjetër. Autokompletimi punon në të dyja pajisjet, kështu që nëse përdoruesi kërkon një frazë në kompjuter, ajo frazë do të shfaqet si sugjerim edhe kur përdoruesi bën kërkim në celularë apo tabletë. Gjithashtu është mundësuar edhe sinkronizimi i faqeve të preferuara (Bookmarks) ndërmjet pajisjeve.

Para  këtij lançimi, Google ka ofruar Chrome për kompjuter dhe kishte zhvilluar një shfletues të veçantë që përfshihej në pajisjet Android.

Nga Google nuk kanë njoftuar nëse planifikojnë të lançojnë shfletuesin edhe për versionet tjera të mëhershme të Android, ose sistemeve tjera operative konkurrente.

Fusha e shfletuesve mobil ka qenë një fushë konkurrente derisa u bë e qartë që shumica e njerëzve thjesht përdorin shfletuesin që vjen i instaluar në celularë e që njëherë edhe është zhvilluar nga sistemi operativ i celularit. Opera është njëra nga kompanitë e pakta që ka menaxhuar të fitoj dhe të mbaj konsumatorët mobil të shfletuesit të tyre.

 

Lajmet e fundit>