Internet

Chrome: Scroll Marker ju ndihmon në leximin e uebfaqeve me materiale të gjata

Apr 29 2013
0 Shpërndarje
Chrome: Scroll Marker ju ndihmon në leximin e uebfaqeve me materiale të gjata

scroll meny chromeNëse ju rastis të lexoni shpesh artikuj të gjatë në kompjuter, duhet ta keni vënë re se nuk është e vështirë ta humbisni fillin e leximit gjatë kohës që përdorni ashensorin.

Scroll Marker është një funksionalitete shtesë (extension) për Google Chrome, i cili vizaton një vijë në fund të ekranit për t’ju ndihmuar të gjeni rreshtin ku ishit duke lexuar nëse përdorni ashensorin.

Është pak a shumë e njëjta gjë si në rastet kur përdorim një fletë apo gishtin tonë për të na ndihmuar në një artikull të shtypur. Kur e aktivizoni Scroll Marker, vizatohet një vijë e hollë e cila qëndron për disa sekonda në atë pozicion.

Scroll Marker ka edhe mjaft opsione shtesë. Mund të ndryshoni madhësinë dhe ngjyrën e vijës, pozicionin e saj dhe kohën se sa gjatë duhet të qëndrojë pasi keni përdorur ashensorin.

Mund të konsiderohet si një shtesë që ndoshta mund ta lini të çaktivizuar shumicën e kohës, por ju hyn në punë në raste të veçanta kur ju duhet të lexoni materiale të gjata. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>