Aplikacione

Chrome në dhjetor mund të kalojë Firefoxin

Oct 1 2011
0 Shpërndarje
Chrome në dhjetor mund të kalojë Firefoxin

Sipas ndërmarrjes vëzhguese irlandeze, StatCounter,  për Google Chrome është në rrugë e sipër që të arrijë të kalojë shfletuesin numër 2, që është Mozilla Firefox, dhe kjo mund të ndodhë jo më larg se dhjetori.

Tashmë në Britaninë e Madhe, Chrome ka tejkaluar Firefoxin, por tani ai trend paraqitet të jetë rritur në një shkallë mbarëbotërore. Chrome ka marrë 8% të pikëve në tregun që nga janari, që është një rritje prej 50% në përgjithësi dhe pritet që të mbajë këtë ritëm të rritjes.

Të dhënat nga StatCounter, ashtu siç tregohet ngaComputerworld, tregojnë që edhe Internet Explorer dhe Firefox ka pësuar humbje të tregut që nga janari, ku shumica e atyre që nuk i përdorin më këta dy shfletues kanë filluar të përdorin Chrome.

Në shtator, prania e Chrome ishte 23.6% ndërsa e Firefox 26.8% dhe e Internet Explorer ishte 41.7%. StatCounter e sheh si mjaft të mundshme kalimin e shfletuesit Firerfox nga Chrome. Në fund të vitit, Chrome duhet të ketë përafërsisht 26.6% dhe Firefox ka 25.3%.

Një raport tjetër nga ndërmarrja amerikane Net Applications paraqet një hapësirë më të madhe në mes të Chrome dhe Firefox. Në gusht, Net Apps tha që Chrome kishte 15.5% të tregut, ndërsa Firefox 22.6%. Por, nëse rritja e përdorimit nga Chrome vazhdon me këtë ritëm, Net Applications e sheh si mjaft të mundshëm tejkalimin e Firefoxit nga Chrome në mes të vitit 2012, që gjithashtu mund të quhet si një rritje mbresëlënëse./cio.al

Lajmet e fundit>