Internet

Chrome i afrohet 20%, IE vazhdon të bie

Jan 3 2012
0 Shpërndarje
Chrome i afrohet 20%, IE vazhdon të bie

Shfletuesi i Microsoft, Internet Explorer ka vazhduar të ngushtoj prezencën në këtë treg pas një muaji pauze. Në nëntor, Internet Explorer kishte arritur të mbaj më shumë se gjysmën e këtij tregu, por në dhjetor ata kanë humbur 0.8% duke rënë në 51.9%.

Më së shumti nga kjo humbje e Internet Explorer ka përfituar shfletuesi i Google, Chrome. Sipas shifrave të kompanisë Net Applications, Chrome ka përfituar 0.9% në tregun e shfletuesve duke u ngjitur në 19.1%. Ky trend i rritjes parasheh që Google mos në janar, në mesin e shkurtit do të kaloj shifrat prej 20% të pjesëmarrjes në tregun e shfletuesve të internetit.

Firefox ka humbur 0.3% të tregut gjatë dhjetorit, dhe 1.9% gjatë tërë vitit 2011, duke rënë në 21.8%. Gjithnjë sipas trendit të rritjes së Chrome dhe ngushtimit të Firefox, shfletuesi i Google-s do të kalonte në pozitën e dytë në mars të këtij viti.

Safari i Apple ka mbetur në 5%, ndërsa Opera ka fituar 0.1% që është rritja e parë e theksuar brenda vitit 2011, duke u ngjitur në 1.7%.

Në bazë të versioneve të ndryshme të shfletuesve, Internet Explorer9 ka mbajtur një pjesë prej 11.5% që pasqyron rritje prej 1.2% në krahasim me muajin nëntor, derisa IE8 akoma vazhdon të jetë shfletuesi më i popullarizuar me 27.3%, që është më shumë se gjysma e të gjithë versioneve të Internet Explorer. IE7 ka rënë në 4.8%, ndërsa IE6 të cilin Microsoft po tenton ta shthur që nga viti 2009 ka rënë në 7.3%.

Lajmet e fundit>