Internet

Chrome 15 mposht IE 8

Dec 21 2011
0 Shpërndarje
Chrome 15 mposht IE 8

Chrome 15 i Google është shfletuesi më i popullarizuar në botë. Versioni i fundit i Google, tejkaloi shfletuesin e Microsoft, Internet Exporer 8 sipas analizave të StatCounter. 

Hera e parë që Chrome 15 ishte në epërsi ndaj IE8, ishte java 21-27 nëntor, kur me 23.63% Chrome 15 ishte shfletuesi më i popullarizuar në botë, para 23.50% të Internet Explorer 8. Ndërsa Firefox i Mozillas ka mbetur mbrapa në pozitën e tretë me 12.12%.

Që nga kjo datë, avantazhi i Chrome 15 ndaj IE8 është zgjeruar edhe pse në shkallë të vogël. Në matjet e fundit për javën 5-11 dhjetor, Chrome 15 kkishte 24.55% të tregut, derisa IE8 kishte 22.16%.

Megjithatë në SHBA, IE8 akoma është shumë më i popullarizuar se sa Chrome 15. IE8 ka 27% të tregut amerikan në krahasim me Chrome 15 që ka 18.1%.

Edhe pse versionet individuale të Chrome dhe Interet Explorer kanë ndryshuar pozita së fundmi, në raportin e shfletuesve me të gjitha versionet e përfshira Interet Explorer vazhdon të dominojë me katër versionet aktuale që ka (IE6-IE9). Gjatë javës 21-27 nëntor, Interet Explorer ishte i pranishëm në 40.09% të tregut të shfletuesve, Chrome kishte 26.31%, derisa Firefox 25.07.

Lajmet e fundit>