Aplikacione

Chrome 14 me 32 vrima të arnuara

Sep 18 2011
0 Shpërndarje
Chrome 14 me  32 vrima të arnuara

Google sot ka arnuar 32 vrima në Chrome, duke paguar më shumë se 14,000 dollarë për çdo vrimë, me rastin e përditësimit në versionin stabil të shfletuesit, që është versioni 14.

Ndërmarrja mori në ndihmë një palë të zhvilluesve për shtojca për Chrome 14 dhe paraqiti edhe mbështetjen për Mac OS X, 10.7, të njohur ndryshe si Lion, duke përfshirë llojin e ekranit të plotë dhe shiritët rrëshqitës që zhduken.

Përditësimi i fundit nga Chrome ishte bërë në fillim të gushtit. Google prodhon një përditësim çdo gjashtë javë, të cilën gjë ka filluar ta ushtrojë edhe rivali Mozilla që nga versioni Firefox 5, të lëshuar në muajin qershor.

Pesëmbëdhjetë nga 32 vrimat ishin vlerësuar si me rrezik “të madh”, 10 me rrezik “mesatar” dhe shtatë të mbeturit si “të ulët”.

Asnjë nga vrimat ishin vlerësuar si “kritike”. Google gjatë këtij viti ka arnuar mjaft shumë vrima kritike, ndërsa herën e fundit kjo gjë ka ndodhur në prill.

Chrome 14 mund të shkarkohet për Windows, Mac OS X dhe Linux nga uebfaqja e Google. Përdoruesit që tashmë e përdorin këtë shfletues do të përditësohen automatikisht./cio.al

Lajmet e fundit>