Business & Management

Chitika Insights: Amazon ka mundur të shesë vetëm 35,000 njësi të Fire Phone

Aug 27 2014
0 Shpërndarje
Chitika Insights: Amazon ka mundur të shesë vetëm 35,000 njësi të Fire Phone

gsmarena_002Sipas kompanisë Chitika Insights, e cila shikon dhe monitoron trafikun e reklamave online, telefoni inteligjent Amazon Fire Phone komandon vetëm 0.015% të reklamave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së bashku me kompaninë që merret me analiza dhe analitikë comScore, Chitika Insights raporton se nga 175 milion telefonë aktiv inteligjent në SHBA vetëm 26000 prej tyre janë Fire Phone.

Amazon lëshoi telefonin inteligjent Fire Phone në rrjetin AT&T për vetëm 199 dollarë. Që atëherë Amazon nuk ka dhënë ndonjë numër të saktë për sa i përket njësive të shitura. Pas disa kërkimeve dhe verifikimeve kompania gjithashtu deklaroi se numri 26000 përfshin vetëm përdoruesit që përdorin internetin, ndërsa numri total i përdoruesve të Fire Phone mund të shkojë deri në 35000. Megjithatë këto shifra tregojnë se interesi ka qenë shumë i vogël dhe se Fire Phone nuk është pritur me shumë entuziazëm nga njerëzit.

Shifrat, të cilat janë dhënë nga comScore dhe Chitika Insights i afrohen shumë numrit të saktë të përdoruesve të Fire Phone, pasi akoma nuk dihet numri ekzakt sepse Amazon nuk ka preferuar ta publikojë atë. (CIO Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>