Mobile

China Unicom sjell celularë të mençur

Jul 15 2011
0 Shpërndarje
China Unicom sjell celularë të mençur

Operatori dhe prodhuesi telefonik kinez China Unicom lajmëroi një linjë të re celularësh të mençur që do të konkurrojnë me iPhone-in e Apple dhe Android-in e Google në Kinë. Wophone ishte paralajmëruar në mars nga kompania derisa zyrtarisht pritet të dal në treg javën e ardhshme, përderisa çmimi i pajisjes së re akoma nuk është bërë publik.

China Unicom që është operatori i dytë kinez me 180 milionë përdorues, ka krijuar Wophone si përgjigje ndaj konkurrencës së hatashme nga Google dhe Apple në Kinë.

Kjo pajisje do të jetë e bazuar në softuerin Linux të zhvilluar nga China Unicom dhe partnerët e saj përfshirë edhe agjenci qeveritare kineze. Ndër prodhuesit e Wophone-it janë Motorola, HTC, dhe prodhuesit kinez për pajisje mobile Huawei dhe ZTE.

Aktualisht China Unicom ka një përparësi të vogël në krahasim me dy konkurrentët pasues pasi që për momentin është distributori i vetëm i iPhone 4 të Apple në Kinë dhe kjo mund t’i shërbej si avantazh për të rritur të hyrat nga dyqanet e aplikacioneve për Wophone.

Operatorët China Mobile dhe China Telecom. të dy janë në bisedime me Apple për të ofruar iPhone në tregun kinez.

China Mobile që ka 611 milionë konsumatorë ka celularin e saj të mençur së bashku me platformën softuerike OPhone, që përdor sistem të bazuar në Android-in e Google. Megjithatë sipas ekspertëve ky sistem operativ i tyre akoma ka nevojë për përmirësime.

Operatorët mobil në Kinë shpresojnë që të ngritin shitjet e celularëve të mençur ashtu që të sjellin më shumë konsumatorë në rrjetën e gjeneratës së tretë të celularëve, 3G. Deri më tani China Unicom ka joshur 22 milionë përdorues 3G, ndërsa China Mobile është më lartë me 31.9 milionë përdorues të teknologjisë 3G.

Në çerekun e parë të këtij viti në Kinë ishin shitur 19.9 milionë celularë të mençur sipas firmës hulumtuese Analysys International, që është 30% i numrit total të celularëve të shitur gjatë kësaj periudhe.

Lajmet e fundit>