Internet

Çfarë thonë ekspertët për Google+

Jun 30 2011
0 Shpërndarje
Çfarë thonë ekspertët për Google+

altPa marrë parasysh çfarë deklarojnë nga Google, shërbimi i tyre i ri Google+ është goditje direkte kundër Facebook, dhe një tentim projekt për rrjet shoqëror nga themelet që u lejon përdoruesve të kontrollojnë kush çfarë mund të sheh. Por, ndërtimi i një rrjeti të ri shoqëror në periudhën e dominimit të Facebook nuk është lehtë as për Google, prandaj skepticizmi i ekspertëve dhe kritikëve nuk është për t’u habitur.

Më poshtë mund të gjeni disa deklarata se çfarë thonë njerëzit për Google+:

Megan Geuss dhe Mark Sullivan nga PCWorld duket se janë të kënaqur me shërbimin e ri. “Google dëshiron që me anë të “Google+” të konkurrojë kundërshtarin kryesor të tyre, Facebook-un, dhe sipas dukjes së gjërave fillimisht duket se mund të kenë një rast të mirë për ta mposhtur,” shkruajnë dy redaktorët e PCWorld, të cilët megjithatë ishin të dyshimtë se Google mund të tejkalojë suksesin e Facebook-ut.

Ngjashëm shprehej edhe eksperti për teknologji i BBC-së, Rory Cellan-Jones:

“Më pëlqyen dy-tri orët që kalova në këtë rrjet të ri, por s’jam i sigurt nëse do të kaloj shumë kohë aty deri sa të jem i sigurt që do të gjej të njëjtat burime të lajmeve, thashethemeve, dhe argëtimit që për momentin i kam në Facebook dhe Twitter,” shkruan ai.

Edhe MG Siegler nga TechCrunch ka mendime të mira fillestare për Google+:

“Në përgjithësi, jam i impresionuar me Google+ pas një dite pune. Sigurisht, sikur shumica, edhe unë kisha pritje shumë më të ulta nga Google pas shërbimeve si Wave dhe Buzz. sidoqoftë, unë përdora Google+ për disa orë dhe u riktheva sërish. Dhe akoma mendoj se do të rikthehem edhe nesër.”

Ai gjithashtu theksoi që për shumë gjëra tek Google+ akoma ka punë për tu bërë. Koncepti The Circles, ku përdoruesi vendos kontaktet në kategori të mëdha si “Friends” dhe “Family”, duket si një gjë e mirë, por nuk dihet se kush çfarë sheh kur njerëzit e thjeshtë fillojnë të komentojnë në diçka që ju keni ndarë së bashku me një mik.

 

Megjithatë kishte edhe disa ekspertë të cilët nuk ishin aq të kënaqur me Google+.

Danny Sulivan nga Search Engine Land ka disa probleme me emrin:

“Google+?! Seriozisht unë fajësoj atë që vendosi për këtë emër të shërbimit të ri. A nuk ishte shërbimi shpërndarës Google+1 një dështim mjaft i madh?” Ai gjithashtu vendosi edhe një pamje të ndërfaqeve të të dyja shërbimeve duke e bërë më të lehtë të krahasohen në mes vete.

Dave Winer nga Scripting News në një shkrim përshkruante Google+ si një produkt të një “korporate shumë të zemëruar i krijuar për të përmbushur nevojat e vet korporatës që e ka krijuar atë.”

“Ajo çfarë e bën Facebook-un të shkëlqyeshëm është se haset tek përdoruesit e vërtetë që janë një treg real për reklamuesit. Ishte krijuar nga përdorues të vërtetë dhe është krijuar për t’u përdorur hap pas hapi,” deklaronte Winer.

 

Sido që të jetë shërbimi i Google+ akoma është në testimin Beta dhe në dispozicion për vetëm një numër të caktuar përdoruesish që kanë pranuar ftesa nga miqtë e tyre. Megjithatë të enjten, as ftesat nuk bënin punë për t’u regjistruar pasi Google+ kishte “tejklauar kapacitetet për përdorues të rinj”.

Lajmet e fundit>