Siguri

Çfarë të keni parasysh gjatë vlerësimit të softuerëve për menaxhimin e fjalëkalimeve

Sep 19 2013
0 Shpërndarje
Çfarë të keni parasysh gjatë vlerësimit të softuerëve për menaxhimin e fjalëkalimeve

hp-a-passwordloginNë këtë artikull do të përmbledhim disa nga çështjet më të rëndësishme që bëjnë dallimin mes softuerëve të menaxhimit të fjalëkalimeve.

Përpos tyre, ju mund të krijoni edhe vetë një listë personale, me ato që prisni ju nga një program i tillë.

Ku ruhet fjalëkalimi dhe si bëhet sinkronizimi mes platformave të ndryshme?

Çdo fjalëkalim ruhet diku pasi enkriptohet. E rëndësishme është të lexoni paraprakisht se ku ruhet ai. Ka disa produkte të cilat ofrojnë sinkronizim përmes cloud-it.

Pra, sapo krijoni një llogari në këto shërbime, çdo fjalëkalim që keni ruajtur në “depozitën e fjalëkalimeve” sinkronizohet automatiksiht në PC apo pajisje mobile që përdorni.

Mjetet më të mira për të mbrojtur fjalëkalimet

1Password punon me çdo shërbim të jashtëm si Dropbox apo Apple iCloud për të bërë sinkronizimin. RoboForm ka gjithashtu një softuer për sinkronizimin.

Cilat platforma suportohen?

Secili softuer ofron suport të ndryshëm nga të tjerët për përdorimin e “depozitave të fjalëkalimeve”. LastPass ka suportin më të madh për desktop dhe mobile, si dhe përfshin suport për BlackBerry, Linux, Windows 8 dhe Mac. Edhe pse të gjitha produktet suportojnë Windows 8, jo të gjitha suportojnë versionin 8.1. Ose, disa të tjera, si 1Password kërkojnë versione të fundit të iOS (në këtë rast, 6 e lart).

Çfarë tjetër mund të ruani në “depozitën tuaj të fjalëkalimeve”?

Disa shërbime (si RoboForm dhe LastPass), mund të ruajnë edhe gjëra të tjera, si shënime apo skedarë, të gjitha të enkriptuara. 1Password ka shumëllojshmërinë më të madhe të skedarëve që mund te ruajë.

Cilat versione të shfletuesit suportohen?

Të gjithë suportojnë versionet e fundit, por edhe në qoftë se ndodh që versioni juaj nuk suportohet, programet ofrojnë plugins për ta kompensuar këtë gjë.

A mund të ruajnë fjalëkalime të serverëve lokalë apo kredenciale të Active Directory?

Lieberman është i vetmi që është projektuar të punojë edhe me të dhënat e serverëve.

A mund të funksionojnë më llogari që kanë të integruar autentikimin me dy hapa?

Disa produkte, si LastPass dhe Lieberman, e ofrojnë këtë gjë.

A mund t’ju mbrojnë nga gabimet tuaja?

Disa produkte ofrojnë mundësi shtesë sigurimi të fjalëkalimeve, si për shembull mbyllin automatikisht “depozitën e fjalëkalimeve” pas një farë kohe që PC juaj ka qenë në gjendje qetësie, duke çaktivizuar gjithashtu edhe të gjitha opsionet për plotësimin automatik të fushave të regjistrimit në një faqe uebi.

A mund të përdoren në mënyrë të centralizuar nga një kompani?

Tre prej produkteve të lartpërmendura i ofrojnë këto mjete. (CIO Albanain)

Lajmet e fundit>