Data Center

Çfarë po ndodh konkretisht në botë me trendet e projekteve për ERP

Feb 23 2013
0 Shpërndarje
Çfarë po ndodh konkretisht në botë me trendet e projekteve për ERP

enterprise resource planning Projektet e ndërmarra për krijimin e softuerëve ERP (enterprise resource planning – planifikimi i burimeve të ndërmarrjeve) duket se nuk kanë shkuar edhe aq mirë gjatë vitit 2012. Panorama Consulting ka kryer një sondazh online nga muaji shtator e deri në janar duke mbledhur dhe analizuar 172 përgjigjje nga punonjës që kanë qenë pjesë e projekteve për ndërtimin e ERP-ve.

Vitin e kaluar, kostoja mesatare e një projekti ERP (bazuar tek përgjigjjet e të pyeturve në sondazh), rezultoi 7.1 milionë $, ndërsa koha mesatare e përfundimit të projektit ishte 17.8 muaj. Nga ana tjetër, 61% u shprehën se implementimi ishte procesi që zinte më tepër kohë nga sa ishte planifikuar, një shifër kjo në rritje krahasuar me vitin 2011, referuar po të njëjtit sondazh nga Panorama Consulting.

60% e pjesëmarrësve në sondazh deklaruan se kishin marrë 50% ose më pak, të përfitimeve të pritura për projektin ku ishin punësuar (viti 2012), një rritje prej 2% nga viti 2011.

Në raportin përmbledhës të Panorama Consulting shkruhej se kostot, koha dhe përfitimet e marra varionin nga viti në vit për shkak të kushteve ekonomike, trendeve të implementimit dhe organizimit të të dhënave. Ndërkohë që ajo që bie në sy është fakti se një organizatë ka më tepër gjasa të tejkalojë koston apo kohëzgjatjen e pritur.

Ndër statistikat e tjera të gjeneruara nga sondazhi ishte numri i pjestarëve në projektin ku bënin pjesë të anketuarit, ku pothuajse 50% e tyre ishin pjesë e projekteve me 1 – 100 persona. Vetëm 16% e tyre ishin pjesë të projekteve me mbi 1000 persona.

80% e të anketuarve u përgjigjjën se ishin të kënaqur me softuerin e tyre, por vetëm 60% e konsideronin projektin në tërësi si sukses. 30% shpreheshin se nuk kishin ndonjë mendim konkret mbi suksesin apo dështimin e projektit, ndërsa 10% i fundit deklaruan se projekti ERP ku kishin marrë pjese ishte dështim. (CIO Albanian)

Tags >

softuer
Lajmet e fundit>