IT Organizate

Çfarë kërkojnë CIO-të në një arkitekt ndërmarrjesh

Feb 2 2011
0 Shpërndarje
Çfarë kërkojnë CIO-të në një arkitekt ndërmarrjesh

“CIO-ve u duhen arkitektët e ndërmarrjeve, personalitete unike me aftësi negocimi si dhe shkathtësi teknike”, thotë John Ericksen, shef operativ dhe lider i teknologjisë dhe shërbimeve të korporatës në PNC Financial Services Group (PNC). Matson Navigation ka themeluar një grup arkitektësh për ndërmarrjet në vitin 2004. Një prej kontributeve të tij më të çmuara deri më sot ka qenë shtrirja e respektit për arkitekturën dhe standardet e aplikacioneve të kompanisë tek zhvilluesit e aplikacioneve dhe testuesit e kualitetit, thotë Srini Cherukuri, drejtor kryesor i operacioneve të IT-së. Me këtë mirëkuptim, kompania kaloi nga sistemet e izoluara të ndërtesës, të cilat kryejnë detyra të caktuara drejt ndarjes dhe ripërdorimit të pjesëve të një aplikacioni dhe proceseve të biznesit, drejt bërjes së IT-së një tërësi më koherente”, thotë Cherukuri. “Aftësia për të bindur të tjerët që të ndryshojnë është kritike”, shton ai. Arkitektët më të mirë gjithashtu e kuptojnë se cili lloj të dhënash sjell më së shumti vlera për kompaninë dhe influencon dizajnin dhe integrimin e sistemeve për të prodhuar të dhënat më shpejt, në kombinime të ndryshme dhe për përdorime të ndryshme. “Duhen njerëz të cilët i kuptojnë nevojat e konsumatorëve dhe të biznesit. Ata gjithashtu duhet të kenë njohuri të zgjeruara të mundësive teknologjike, edhe pse kodimi dhe gjuhët programuese nuk janë domosdoshmëri”, vazhdon ai. Kompanitë zakonisht kërkojnë profeprofesionistë të IT-së me 10 deri në 15 vjet përvojë për të gjetur atë kombinim karakteristikash. Disa kompani gjithashtu dëshirojnë që arkitektët e tyre të kenë master ose doktoratë në shkenca kompjuterike ose inxhinieri.

Lajmet e fundit>