Karriere

Çfarë i dallon udhëheqësit nga menaxherët

Feb 18 2014
0 Shpërndarje
Çfarë i dallon udhëheqësit nga menaxherët

what-separates-the-leaders-from-the-project-managers_16001171_42396_0_14088627_500Shpeshherë përkufizimet mes udhëheqësve apo lidërve ngatërrohen ose bëhen njësh me përkufizimet e menaxherëve apo administratorëve. Por, në teori, këto dy kategori janë qartësisht të ndara me njëra-tjetrën.

Në terma të përgjithshme, menaxheri kontrollon dhe menaxhon proçeset e punës, projektet, buxhetin etj. Ai ka një rol të mirëpërcaktuar si dhe ka një grup varësish nën vete. Në aspektin e menaxherit, mund të ketë pak ose aspak rëndësi vizioni për të pasur sukses.

Përqasja e udhëheqësit është krejt tjetër. Një udhëheqës dallohet nga vizioni që ka për të ardhmen apo qoftë edhe për një fazë përfundimtare të punës. Ai vendos kufi dhe targete, e njeh mirë skuadrën e tij të punës së bashku me aftësitë e tyre. Ai i nxit ata të realizojnë siç duhet punët e kërkuara.

Në mënyrë që të gjitha keto të funksionojnë, udhëheqësit duhet të kenë një skuadër profesionale, me aftësitë e duhura. Ai duhet të ketë besim se ata do ta kryejnë punën brenda buxhetit apo afateve kohore të përcaktuara.

Një ndryshim tjetër është edhe fakti se skuadra nën drejtimin e udhëheqësve duhet të jetë në gjendje t’i ndjekë ata, në ndryshim nga rasti i menaxherëve kur në shumicën e rasteve, pret për direktiva prej tyre. Jo vetëm që duhet të jenë pasionantë për punën e tyre, por edhe të motivuar për të pasur sukses jo sepse kanë frikë se do humbasin punën, por sepse e duan punën që bëjnë.

Një udhëheqës i shkëlqyer fiton përkrahës edhe përtej kufijve të organizatës. Vizioni i tyre mbështetet gjerësisht. Ndjekësit e një lideri nuk “blihen”, por fitohen përmes proçeseve të respektit reciprok.

Për më tepër, një lider nuk mund të përcaktohet me fjalët e një përshkrimi pune dhe nuk ka nevojë të jetë i kufizuar në pozicionin e tij. Gjithsesi, realisht, këto pozicione konsistojnë më tepër në seksionet e ekzekutivëve. (CIO Albanian)

Tags >

Menaxher
Lajmet e fundit>