Siguri

Çfarë duhet të dini për autentikimin me dy faktorë

May 25 2013
0 Shpërndarje
Çfarë duhet të dini për autentikimin me dy faktorë

originalSë fundmi kemi vënë re se shumë prej rrjeteve sociale po aplikojnë autentikimin me dy faktorë, por çfarë është ky lloj autentikimi?

Autentikimi me dy faktorë, i shënuar shkurt 2FA ka të bëjë me shtimin e një niveli të dytë autentikimi gjatë logimit në një llogari. Në momentin që një përdorues vendos vetëm emrin e tij dhe fjalëkalimin kemi të bëjmë me autentikimin me një faktor të vetëm.

Në momentin e përdorimit të 2FA është e nevojshme që për të aksesuar llogarinë e vet përdoruesi të përzgjedhë dy nga tre tipet e kredencialeve të mëposhtme.

– Vendosja e një numri ose fjale që e njeh vetëm përdoruesi (PIN, fjalëkalim, formim imazhi)

– Përdorimi i një karte ATM ose telefoni.

– Diçka unike që i përket vetëm përdoruesit si p.sh skanimi me anë të biometrikës (shenjat e gishtave ose skanim zëri).

Është e vërtetë që përdoruesit po familjarizohen së fundmi me termin “autentikim me dy faktorë”, por kjo nuk do të thotë se 2FA është një koncept i ri dhe sapo ka filluar të përdoret përkundrazi, një shembull i zakonshëm përdorimi do të ishte vendosja e kodit zip kur përdoruesit i duhet të konfirmojë pagesën me anë të një karte krediti. Përveç faktorit fizik që në këtë rast është karta përdoret edhe faktori tjetër i njohur që në këtë rast është kodi zip.

A është i ndërlikuar autentikimi me dy faktorë?

Është mëse e qartë që do të shtohet edhe një hap tjetër gjatë procesit të logimit dhe kjo gjë nuk është fort e mirëpritur nga përdoruesit pasi shpesh herë humbet durimi dhe dëshira për të shpenzuar kohë shtesë për të mundësuar një nivel më të lartë sigurie. Pavarësisht se është shumë pozitive nuk mund të mohojmë që është një metodë e komplikuar kur bëhet fjalë për aksesin e një llogarie të caktuar për herë të parë në një pajisje.

Kjo mënyrë autentikimi është më e sigurt krahasuar me atë që përdor një faktor të vetëm megjithatë nuk mund të pretendojmë se nuk ka asnjë rrezik. Për të thyer nivelin e sigurisë në këtë rast përdoruesit duhet të sigurojnë pajisjen fizike ose të kenë mundësi aksesi tek të dhënat “cookies” që vendosen tek pajisja nga mekanizmi i autentikimit.

Në një të ardhme me siguri edhe sulmet ndaj kësaj metode do të sofistikohen pasi kjo është natyra e sigurisë kompjuterike, gjithashtu sa më shumë kohë të kalojë aq më tepër do të mësohen edhe përdoruesit me 2FA dhe sigurisht adoptimi do të krijojë oportunitete për rafinimin e kësaj teknologjie. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>