Menaxhim Projektesh

Çfarë do të prezantohet në eventin e fundit të Google

Oct 22 2012
0 Shpërndarje
Çfarë do të prezantohet në eventin e fundit të Google

Më 29 tetor, Google ka planifikuar një event të ri. Sipas raportimeve nga The Next Web, në këtë ngjarje do të prezantohen Nexus 7 me 3G, Android 4.2 , Nexus i ri LG dhe ndoshta disa tabletë 10 inç.

Po çfarë mund të ketë saktësisht në prezantimin e këtij eventi? Disa gjëra tepër interesante:

– Në frontin e Nexus 7, raportohet se Google do të zbulojë më në fund një tablet Nexus me 32GB. Ai do të suportojë gjithashtu rrjetin 3G.

– Thuhet se Google ka bashkëpunuar me Sony-n për ndërtimin e një tableti 10 inç, emri i koduar i të cilit është “Codename Manta”. Me shumë mundësi, ai do të quhet Nexus 10. Do të ketë Android 4.2 (Key Lime Pie), një ekran 2560×1600 piksel, që do të thotë më tepër pikselë për inç sesa iPad-i. Nuk dihet ende nëse tableti do të lançohet gjatë këtij eventi apo thjesht do të shfaqet si plan i ardhshëm.

– Thashethemet e tjera vijnë për LG Nexus 4, i cili flitet se do të ketë këto specifikime: procesor quad-core 1.5 GHz Snapdragon, 2GB RAM, hapësirë 16GB, ekran 4.7-inç 1280 x 768, dhe një kamera të pasme 8 megapiksel. Edhe ai do të operojë me versionin 4.2 të Android.

– Së fundmi, lajmi më i rëndësishëm është ai për vetë versionin 4.2. Thuhet se do të suportojë pamje panoramike, me lëvizje horizontale dhe vertikale, si dhe funksionalitete për shumë përdorues, duke lehtësuar shkëmbimin e tabletit brenda familjes. Gjithsesi, për të gjitha këto përditësime, do të duhet të presim datën 29 tetor. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>