Harduer

CES 2011: Motorola prezanton tabletin e tij Xoom

Feb 2 2011
0 Shpërndarje
CES 2011: Motorola prezanton tabletin e tij Xoom

Motorola ka prezantuar tabletin Xoom, 10 inç (25.4 cm), i cili do të punojë në Android 3.0 Honeycomb, një sistem operativ i projektuar vetëm për tablet kompjuterët. Ai ka rrjet 3G me mundësi për t’u përditësuar në 4G në fund të vitit, 2GHz dual-core procesor dhe 3D Google map. Ka dy kamera, para dhe mbrapa pajisjes (për video chat); kamera në pjesën e prapme regjistron me 1080p HD video, ka ekran të gjerë HD, mbështetje për Adobe Flash Player 10.1 dhe Google Talk me web kamerë.Motorola Xoom ka tri shtojca: tastierë pa tela, e cila mund të ngjitet te tableti, një shtojcë tjetër që tableti të vendoset si monitor dhe një çantë speciale për ta mbajtur tabletin me vete.Të gjitha këto detaje të vogla janë përparësi para iPad dhe Xooom pritet dhe duhet të jetë konkurrent serioz ose të paktën një nga konkurrentët më të mëdhenj nga të gjithë tabletët e tjerë të ndryshëm të prezantuar në CES 2011.

 

Lajmet e fundit>