Karriere

CEO-t preferohen të punësohen nga brenda kompanisë, shembulli i fundit: Microsoft

Feb 9 2014
0 Shpërndarje
CEO-t preferohen të punësohen nga brenda kompanisë, shembulli i fundit: Microsoft

microsoft-displayPas rreth pesë muajsh kërkimesh, bordi i Microsoft-it zgjodhi këtë javë CEO-n e ri. Gjatë këtyre muajve, të shumtë ishin emrat që u lakuan për pozicionin në fjalë, duke filluar nga Alan Mulally të Ford Motor e deri tek ish-lideri i Nokia-s, Stephen Elop. Por, në fund, drejtori i ri ekzekutiv u zgjodh një emër pak i njohur në arenën e personazheve të famshëm të teknologjisë: Satya Nadella, i cili drejtonte sektorin e serverëve si dhe teknologjive të tjera back-end.

Kur Steve Ballmer, ish-CEO-ja i Microsoft-it, tha publikisht se do të largohej nga pozicioni i tij, në nje intervistë për mediat ai tha gjithashtu tha se kompania kishte nevojë për një ekzekutiv që do të sillte shumë ndryshime në kompani dhe ai nuk ishte personi i duhur për t’i bërë ato. Edhe kompanite shpesh shohin nga jashtë për të punësuar udhëheqës transformatorë, zgjedhja e Nadellas tregon edhe njëherë që në shumë raste, janë punonjësit e brendshëm ata që kanë më tepër avantazhe.

Në fakt, nga një sondazh i kryer për vitin 2012 (i fundit nga ku kemi të dhëna të kësaj natyre), bie në sy se 73% e 500 kompanive të S&P kishin zgjedhur në rolin e CEO-s kandidatë të brendshëm të kompanisë. Të dhënat kishin pësuar gjithsesi një rritje të ulët krahasuar me vitin 2008, kur, sipas të njëjtit sondazhi, shifra e zgjedhjes së CEO-s nga brenda ishte 83%.

Analistët madje sugjerojnë që CEO-t e ardhshëm të fillojnë të piketohen që në momentin që vjen në detyre shefi ekzekutiv i ri. Në radarin e bordit duhet të ketë tre deri në katër kandidatë potencialë. Në këtë mënyrë, ata mund t’i studiojnë ata gjatë punës së tyre ndër vite.

Nga ana tjetër, ajo që ra në sy në rastin e Microsoft-it ishte fakti se ata nuk ishin të përgatitur për largimin e Ballmerit. Ky i fundit ka qenë në detyrë për 14 vjet, kohë e mjaftueshme për të piketuar disa prej pasardhësve të tij. (CIO Albanian)

Tags >

CEO
Lajmet e fundit>