Microsoft

CEO-ja i ri i Microsoft-it, Satya Nadella, do të ketë tryezën e tij personale

Feb 8 2014
0 Shpërndarje
CEO-ja i ri i Microsoft-it, Satya Nadella, do të ketë tryezën e tij personale

BN-BJ634_micros_G_20140205150102Ndoshta titulli i këtij artikulli mund t’ju duket abstrakt, por është tamam ashtu siç e lexoni: Satya Nadella, CEO-ja i ri i Microsoft-it, ka kërkuar të ketë tryezën e tij personale për të punuar. Ky është ndryshim i rëndësishëm në kompani, pasi ish-shefi ekzekutiv Steve Ballmer, kishte kërkuar t’ia hiqnin tryezën e punës.

Si e kryente punën e tij? Në fakt punonte mes një sërë kolltuqesh që kishin përballë një dërrasë të bardhë gjigande. Përballë dritares kishte edhe një shezlong, ku qëndronte në momentet që donte të lexonte apo të mendohej me tabletin në prehër, siç raportohet nga njerëzit që kanë hyrë në zyrën e tij.

Ai kishte kërkuar gjithashtu që gjithë ekzekutivët e tjerë të kompanisë të punonin në tabletët Surface. Në zyrën e tij kishte pak gjëra të reja, pasi preferonte të improvizonte me ato që kishte. Për shembull, Satya Nadella kujton rastet e mbledhjeve të vogla, kur i afronin karriget me njëra-tjetrën për të krijuar një rreth të vogël.

Mungesa e tryezave nuk është diçka e re për CEO-t. Një pjesë, edhe pse jo e madhe, e tyre kanë hequr dorë nga to duke thënë se kjo gjë i ndihmon të jenë më të përqëndruar dhe më të angazhuar me kolegët. Madje, disa prej tyre janë treguar aq ekstremë sa që nuk kanë pranuar të kenë as zyrat e tyre personale duke kërkuar ambiente të përbashkëta. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>