Microsoft

CEO-ja i ri i Microsoft-it do të emërohet në fillim të vitit 2014

Dec 20 2013
0 Shpërndarje
CEO-ja i ri i Microsoft-it do të emërohet në fillim të vitit 2014

Microsoft logoooDeri në fund të këtij viti nuk do të ketë asnjë emërim për shefin e ri ekzekutiv të kompanisë, u shpreh drejtori që po merret me procesin e vlerësimit të kandidatëve në Microsoft.

“Pres që ta përfundojmë punën tonë në fillim të vitit 2014,” tha John Thompson, i cili drejton një kabinet prej katër personash, të cilët po merren me kërkimin dhe vlerësimin e kandidatëve të mundshëm që do të zëvendësojnë CEO-n aktual të kompanisë, Steve Ballmer.

Grupi prej katër personash përfshin Thompson-in, i cili ka qenë deri në vitin 2009 CEO-ja i Symantec; Chuck Noski, ish- punonjës i Bank of America; CEO-n e Seagate Steve Luczo si dhe bashkëthemeluesin e Microsoft-it dhe njëkohësisht kryetarin, Bill Gates. Edhe Steve Ballmer është aktualisht i përfshirë në këtë proces.

Thompson u shpreh se kabineti që ai drejton ka vëzhguar dhe shqyrtuar një numër të madh kandidatësh potencialë nga një sërë industrish të ndryshme, si dhe me aftësi dhe shumëllojshme. “Kemi identifikuar mbi 100 kandidatë potencialë, kemi biseduar me disa dhjetëra prej tyre si dhe më pas kemi krijuar një listë përfundimtare prej 20 personash.”

Prej atje, lista ka ardhur gjithmonë e në zvogëlim, por Thompson nuk dha ndonjë numër konkret. Para rreth një muaji, Reuters raportoi se Microsoft-i e kishte reduktuar listën në 8 persona. Pas deklaratës së Steve Ballmer në gusht të këtij viti, i cili deklaroi se do të tërhiqej nga pozicioni i tij si CEO i kompanisë, është pritur me mjaft kureshtje se cili do të jetë personi i radhës në krye të gjigandit softuerik.

Një emërim në ditët e fundit të vitit nuk është se do të përbënte ndonjë ndryshim të madh për kompaninë, u shpreh Ross Rubin, analist i pavarur tek Reticle Research. “Një apo dy muaj nuk përbëjnë ndonjë diferencë kritike. Do të ishte më keq nëse kompania do të nxitohej për të dhënë një vendim për të cilin mund të pendohej në të ardhmen,” tha ai. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>