Karriere

CEO-ja i Dropbox mbron emërimin e Condoleezza Rice në bordin e drejtuesve

Apr 14 2014
0 Shpërndarje
CEO-ja i Dropbox mbron emërimin e Condoleezza Rice në bordin e drejtuesve

rice-dropbox-100261064-largeDropbox kishte për qëllim të dilte në titujt e parë të lajmeve më prezantimin e Carousel, Dropbox për Biznese, dhe aplikacionin Mailbox ditën e mërkure. Por kompania që ofron hapësirë për ruajtjen e të dhënave online nuk e priste që këta kryetituj të kishin në qendër një lajm tjetër, dhe bëhet fjalë për anëtaren më të re të bordit të drejtuesve, ish-sekretaren amerikane të shtetit, Condoleezza Rice.

Ky emërim në staf nuk u prit mirë në Reddit, Twitter dhe mbarë në botën e internetit, të cilët menjëherë lançuan një fushatë “Drop Dropbox”(largohuni nga Dropbox) me qëllim që të detyronin largimin e Rice nga kompania në fjalë e cila ruan të dhënat e më shumë se 275 milion përdoruesve. Faktet se Dropbox tashmë do të ishte shënjestra e radhës nga NSA-ja vetëm sa i ka hedhur zjarrit benzinë, megjithëse sjelljet e kompanisë janë shumë pro privatësisë.

Protestat dhe kundërshtitë nuk patën rezultat. Dy ditë më parë, CEO Drew Houston shkroi në blog: “Përkushtimin ynë është ndaj të drejtave dhe privatësisë suaj”.

Kjo është letra e plotë: “Nuk ekziston asgjë më e rëndësishme për ne sesa të mbajturit në siguri të të dhënave tuaja. Për këtë arsye ne kemi luftuar për transparencë dhe reformë në sistemin e survejimit nga qeveritë, dhe për këtë zëri ynë ka qenë i lartë në drejtim të publikut për tu qëndruar vlerave dhe principeve tona. Ne duhet të kishim qenë më të qartë se asgjë nuk do të ndryshojë me emërimin e Dr. Rice në bordin tonë. Përkushtimi ynë ndaj të drejtave dhe privatësisë suaj është në zemër të çdo vendimi që ne marrim dhe kjo do të vazhdojë.

Ne jemi të nderuar të kemi Dr.Rice në bordin tonë, teksa ajo sjell një eksperiencë prej tregjeve ndërkombëtare dhe dinamikave që i karakterizon ato. Ndërsa ne vazhdojmë të përhapemi në shtete të reja, ne kemi nevojë për eksperienca për të arritur përdorues të rinj dhe të mbrojmë të drejtat e tyre. Dr. Rice kupton arsyet e qëndrimeve tona dhe na mbështet fuqimisht në përkushtimin tonë ndaj përdoruesve”.

Mesa duket emërimi i Rice nuk do të jetë afatshkurtër si ish-CEO i Mozilla-s, Brendan Eich. Reagim i menjëhershëm në Twitter nuk ishte aspak frytdhënës. Nëse ju ndiheni i kërcënuar nga ngjarjet e fundit në Dropbox, atëherë duhet shikoni për alternativa të tjera. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>