Harduer

CEO i Samsung: Nuk do të ketë “luftë” për çmimin e çipave memorizues

Oct 14 2014
0 Shpërndarje
CEO i Samsung: Nuk do të ketë “luftë” për çmimin e çipave memorizues

2014-10-14T030728Z_1_LYNXNPEA9D03A_RTROPTP_2_SAMSUNG-EARNINGS-GUIDANCEKompania Samsung nuk pret që një “luftë” për çmime të shpërthejë në industrinë e gjysmëpërçuesve vitin e ardhshëm edhe nëse kërkohet rritja e kapacitetit, tha shefi ekzekutiv i prodhuesit më të madh të çipave në botë gjatë të martës. “Neve do të na duhet të presim dhe të shohim se si do të shkojnë gjërat vitin e ardhshëm, por definitivisht nuk do të jetë ndonjë lojë pulash,” tregoi për reporterët Kwon Oh-hyun. Një zëdhënëse nga Samsung konfirmoi vlerësimet e veta për Reuters.

Prodhuesit e çipave memorizues janë raportuar që kanë sjell shumë fitime këtë vit falë një kërkese më të mirë se sa që është pritur për kompjuterët personalë dhe serverët e po ashtu edhe menaxhimin e kujdesshëm të kapacitetit. Analistët besojnë që kushtet e industrisë do të mbesin të favorshme në vitin 2015, duke parashikuar dinamika të ngjashme në treg.

Plani nga Samsung për të investuar 14.67 miliardë dollarë në një fabrikë të re të çipave në Korenë e Jugut ngriti shqetësimet për pikëpamjen e fitimeve në industri. Disa invesitorë shqetësohen që firma së shpejti do të mund të rris furnizimin dhe të ulë çmimet për të ndrydhur kundërshtarët si SK Hynix dhe Micron Technology.

Analistët e kanë paraqitur si larg mundësive ndodhjen e një veprimtarie të tillë agresive, duke thënë që prodhimi nga fabrika nuk do të fillojë deri në vitin 2017. Ata thonë që margjinat në biznesin e memories janë të rëndësishëm për kompaninë Samsung, duke e ditur që divizioni mobil i kompanisë është duke pësuar rënie në numrin e shitjeve të smartfonëve. (CIO Albanian)

Tags >

Samsung
Lajmet e fundit>