Karriere

CEO i ri i kompanisë Sprint synon të sjellë ndryshime tërësorë në kompani

Aug 16 2014
0 Shpërndarje
CEO i ri i kompanisë Sprint synon të sjellë ndryshime tërësorë në kompani

gsmarena_001Akoma pa bërë një jave të plotë në pozicionin e tij, CEO i sapo emëruar i kompanisë Sprint, Marcelo Claure, po bën ndryshime të dukshme në kompani. Ai do të mbledhë punonjësit e kompanisë në një sallë të madhe ku do t`i njoftojë ata mbi ndryshimet më të fundit që do t`i bëhen kompanisë.

Lajmi i mirë për përdoruesit e rregullt të kësaj kompanie është se, Marcelo Claure, ka ndër mend të ulë çmimet që ofrohen nga kompania. “Ne do të ndryshojmë planet tona, në mënyrë që ato të jenë sa më të thjeshta dhe sa më tërheqëse dhe do të bëjmë të mundur që çdo klient në Amerikë të mendojë dy herë përpara zgjedhjes së ndonjë kompanie tjetër”. Të dhënat ekzakte mbi uljen e çmimeve do të bëhen të ditura javën e ardhshme.

Këto ndryshime vijnë si dështimi i paketave të mëparshme që ofronte kompania. Marcelo Claure, gjithashtu dha edhe një lajm të hidhur për punonjësit e tij, që konsiston në shkurtimin e vendeve të punës. Ai nuk dha shumë detaje ose informacione mbi këtë fakt.

CEO i Sprint, Claure, gjithashtu u shpreh se kompania ka nevojë për përmirësimin e shërbimit të internetit. “Kur një kompani ka një shërbim rrjeti cilësor, atëherë ajo nuk ka nevojë të shqetësohet për çmimet e saj”. Problemi qëndron se kompanisë iu desh një kohë e gjatë të përditësonte rrjetin në 4G dhe kjo solli dëmtime për të. (CIO Albanian)

Tags >

CEO
Lajmet e fundit>