Business & Management

CEO i Lenovo-s beson se mund ta kthejë Motorola-n në biznes fitimprurës brenda pak muajve

Feb 16 2014
0 Shpërndarje
CEO i Lenovo-s beson se mund ta kthejë Motorola-n në biznes fitimprurës brenda pak muajve

moto_g_review_hero1_1020_large_verge_medium_landscapePatentat nuk e kanë shpëtuar Motorola-n. Dhe nga ana tjetër smartfoni Moto X nuk e ka shpëtuar këtë kompani. Nën udhëheqjen e Google, kompania ishte një shpenzues i madh i parave. Dhe ende, CEO i Lenovo-s, Yang Yuanqing beson që ai mund ta kthejë Motorola-n në biznes fitimprurës brenda pak muajve, jo viteve. “Në disa muaj ne mund ta rrotullojmë biznesin,” tha ai për Bloomberg, në një intervistë që vjen pas lajmërimit të përfitimeve të arritura nga kompania gjatë tremujorit të tretë.

Ai madje shfaqi një bindje edhe më të madhe duke thënë: “Unë jam i sigurt që nga dita 1 pas mbylljes, këto biznese do të fillojnë së shpejti të kontribuojnë në funksionimin tonë dhe të zhvillohen në shtylla për rritje të qëndrueshme, afat-gjate,”. Se si Lenovo do ta kthejë Motorola-n në një divizion fitimprurës, kompania ka një plan:

lenovorola-strategy-560-2

Një interesim i veçantë është që Lenovo planifikon të bëjë ri-lëshimin e brendit të Motorola-s në Kinë dhe tregjet në rritje, ku do shtojë telefonët e nivelit hyrës të Motorola-s në arsenalin e vet. Kjo nuk nënkupton domosdo që Lenovo do të braktis planet ekzistuese të Motorola-s për botën e zhvilluar, siç tregon Yuanqing për Bloomberg që kompania ende duhet “të garojë në tregun premium”, por siç mund ta shihni në fotografinë më sipër është vetëm një pikë në strategjinë globale të Lenovo-s për të shkuar përpara. Kompania raportoi për përfitime prej 10.8 miliardë dollarë gjatë tremujorit të fundit, që paraqet një ngritje vit për vit dhe një ngritje prej 30 për qind në fitimet neto prej 265 milionë dollarë. Për tre tremujorët rresht, Lenovo ka mbetur prodhuesi më i madh në botë i PC-ve, edhe pse smartfonët dhe tabletët e vet janë duke vazhduar të shiten më mirë se sa kompjuterët tradicionalë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>