Harduer

CEO i Intel fajëson evolucionin e fundit të PC-ve

Oct 16 2011
0 Shpërndarje
CEO i Intel fajëson evolucionin e fundit të PC-ve

CEO i Intel, Paul Otellini, doli në mbrojtje të PC-ve në një konferencë për industri  gjatë të premtes, derisa skicoi besimin e tij që të ashtuquajturit ultrabook do të bëjnë më shumë për t’u përputhur me nevojat e konsumatorëve dhe të bizneseve.

“Intel i do PC-të,” tha Otellini në Dell World, megjithëse ai shtoi që PC-të “janë marrë për dhuratë tek disa nivele sepse ata janë aq të dobishëm.”

Por Otellini tha gjithashtu që “tek disa nivele, evolucioni i PC-së është ngadalësuar, unë mendoj në disa vitet e fundit.”

Më herët gjatë këtij viti, Intel lajmëroi një klasë të re të llaptopëve, të quajtur ultrabook, me një dizajn të hollë dhe të lehtë, me disa veçori për touchscreen, ngjashëm me ato të tabletëve.

Hyrjet e hershme në këtë treg, disa nga të cilat janë me çmim tek më shumë se 1,000 dollarë, kanë marrë kritika nga analistët.

Në një përpjekje për t’i bërë më të përballueshëm ultrabookët, Intel në gusht lajmëroi një fond prej 300 milionë dollarë si ndihmë për furnizuesit me komponente, si ndërtuesit e touchscreenëve dhe disqe të profilit të ulët, për t’i ulur shpenzimet.

“Ultrahollësia sot ka një premium ultra të lartë,” tha Otellini. Shpresa është që me fondin për ultrabook, çmimi i komponenteve do të zvogëlohet “më shpejt sesa do ta kishim parë ndryshe.”/cio.al

Lajmet e fundit>