Karriere

CEO i HTC-së tani i përqendruar vetëm në rikthimin e pranisë së dikurshme në treg

Oct 21 2013
0 Shpërndarje
CEO i HTC-së tani i përqendruar vetëm në rikthimin e pranisë së dikurshme në treg

CEO HTCShefi ekzekutivi i kompanisë HTC është duke i besuar disa detyra, të cilat ai deri tani i kishte, kryetares dhe themelueses teksa prodhuesi i pajisjeve elektronike kërkon të rimarrë veten për t’u përhapur më tepër në treg, raportoi gjatë të dielës gazeta Financial Times.

Peter Chou përkohësisht do të heqë nga përgjegjësia disa detyra për t’ia dhënë Cher Wang, që ai të jetë në gjendje të përqendrohet në inovacion dhe zhvillim të produktit për t’u përqendruar në rikthim të pranisë së dikurshme në treg që së fundi rezultoi me humbjet më të shumta neto gjatë tremujorit të parë të vitit që ndërmarrja ka pësuar në më tepër se 10 vite.

Wang, e cila ishte aktive në ndërmarrjen që e themeloi në vitin 1997, tani do të ketë në përgjegjësi ditore punët si shitjet, marketingun dhe marrëdhëniet me furnizuesit, raporton gazeta.

“Unë jam bërë përqendruar shumë në disa muaj të fundit. Përpara se të isha shumë i zënë,” tha Chou në një intervistë për Financial Times. “Unë u mora me shumë gjëra. Unë duhet të përqendrohem më tepër në inovacion dhe portofolin e produktit.” Pas vitesh të shitjeve të shumta, ndërmarrja kishte pësuar një rënie në shitje.

Sidoqoftë, HTC One deri tani ka dështuar që të ngjallë brendin çalues në ballafaqimin e vet me konkurrencën e fortë nga Apple dhe Samsung. Më herët këtë muaj, prodhuesi tajvanez i pajisjeve raportoi një humbje neto prej 101 milionë dollarë në periudhën prej tre muajve që mbaroi më 30 shtator. (CIO Albanian)

Tags >

CEOHTC
Lajmet e fundit>