Menaxhim Projektesh

CEO i Google: Në të ardhmen robotët do të jenë të pranishëm kudo në jetën tonë

Mar 8 2014
0 Shpërndarje
CEO i Google: Në të ardhmen robotët do të jenë të pranishëm kudo në jetën tonë

schmidtTë paktën një prej ekzekutivëve rezulton të mos jetë shumë i shqetësuar lidhur me pushtimin e botës nga robotët tepër të mençur. Në konferencën Oasis: The Montgomery Summit, ai është shprehur se në një periudhë të caktuar në të ardhmen robotët do të jenë të pranishëm kudo në jetën tonë, por kjo do të shërbejë për mirë.

Gjatë viteve të fundit Google ka investuar fuqishëm në fushën e robotikës duke blerë disa kompani të ndryshme, nën drejtimin e themeluesit të Android Andy Rubin, i cili aktualisht drejton divizionin e robotikës në kompaninë Google.

Është raportuar se fillimisht gjigandi i kërkimit do të fokusojë përpjekjet në procesin e prodhimit, por më vonë pritet të ofrojë produkte të robotikës edhe për konsumatorët. Schmidt nuk ka dhënë asnjë detaj përsa i përket periudhës së mundshme të realizimit të këtij plani, por le të shpresojmë që prania e robotëve kudo në jetën tonë do të ketë vetëm ndikim pozitiv. (CIO Albanian)

Tags >

CEOGoogle
Lajmet e fundit>