Karriere

CEO i Google Larry Page i jep pushtet Sundar Pichai-t për pothuajse çdo gjë

Oct 25 2014
0 Shpërndarje
CEO i Google Larry Page i jep pushtet Sundar Pichai-t për pothuajse çdo gjë

sundar-pichai-theverge-1_2040.0_standard_800.0Sundar Pichai nga kompania Google, i cili ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e Android-it dhe Chrome, tani mund të ketë edhe më tepër në “pjatën” e tij. Sipas Recode, CEO Larry Page iu ka dërguar punonjësve një memorandum për t’iu zbuluar që Pichai tani do të udhëheqë pothuajse çdo divizion të prodhimeve madhore në kompani.

Kjo përfshin kërkimin, hartat, Google+, komercializmin, hulumtimin, si dhe reklamat dhe infrastrukturën. Ekzekutivët e lartë në këto seksione më parë në Google raportonin tek Page, kurse tani ata do ta bëjnë këtë gjë tek Pichai. Pasi YouTube është në shumë mënyra një operacion në vete deri më tani, Pichai nuk do të jetë një person ndërmjetës mes CEO-s Susan Wojcicki dhe Page; ajo ende do të raportojë direkt tek shefi kryesor i Google.

Page do të vazhdojë të menaxhojë biznesin dhe operacionet e Google, por këto ndryshime do t’ia mundësojnë atij që të përqendrohet në “pikturën më të madhe”, siç tregohet në raport. Siç duket, bashkëthemeluesi dhe ekzekutivi i lartë i Google është ndjerë pak me “duar në pranga” nga detyrat e tij të ndryshme dhe tani ai dëshiron të përjetojë më tepër liri për t’u përqendruar në produktet e reja – ose ato që ekzistojnë kur ai e ndjen të nevojshme këtë gjë.

Sidoqoftë, kjo lëvizje është një reklamë madhore për Pichai, i cili ka qenë në kompaninë Google që nga viti 2004. Recode shkruan që titulli zyrtar i Pichai-t ende nuk është ndryshuar për të pasqyruar përgjegjësitë e tij të reja, por krahas Larry Page dhe Sergey Brin, ai tani është njëri nga njerëzit më të fuqishëm në kompani. (CIO Albanian)

Tags >

CEOGoogle
Lajmet e fundit>