Aplikacione

CEO i Blackberry-t: Për BBM-në synojmë integrimin përtej pajisjeve mobile

Feb 26 2014
0 Shpërndarje
CEO i Blackberry-t: Për BBM-në synojmë integrimin përtej pajisjeve mobile

BBM_ChenNdërkohë që shumë përdorues të Windows Phone janë familjarizuar tashmë më këtë shërbimin e sigurtë të mesazheve, gjërat do të ndryshojnë nga fundi i këtij viti, ndërkohë që Microsoft-i do të lançojë Windows Phone 8.1. Këtë mëngjes, kompania Blackberry mbajti konferencën e saj për shtyp ku duket mjaft larg greminës që përflitej. Në fakt, kompania prezantoi dy pajisje të reja (Q20 dhe Z3) dhe përmendi se ata po punojnë në disa pajisje të parametrave të lartë nga fundi i këtij viti. Veç kësaj Blackberry prezantoi edhe një shërbim “enterprise” për menaxhimin e sistemeve tek smartfonët.

Gjatë seancës Pyetje – Përgjigje, John Chen, shefi ekzekutiv i Blackberry-t u pyet për marrëveshjen Facebook – WhatsApp. Duke pasur në konsideratë marrëveshjen 19 miliard dollarë, duket se Blackberry e humbi mundësinë e të pasurit të platformës universale të shkëmbimit të mesazheve. Si reagim, Chen, i cili është shumë i sinqertë – tha se ata po mendojnë “përtej smartfonëve dhe pajisjeve mobile” për BBM(Blackberry Messenger), duke vënë në dukje fuqimisht se ata po bëhen gati të paraqesin version Desktop të BBM-së.

Kjo ka kuptim, nga një perspektivë e zhvillimit të aplikacionit. Windows Phone 8.1 dhe Windows 8.1 do të ndajnë më njëra – tjetrën libraritë e programimit, duke e bërë zhvillimin e aplikacioneve në dy platformat shumë më të efektshëm. Argumenti është “nëse Windows Phone, pse jo Windows”.

A do të kalojë BBM edhe në klient për desktop? Ata duhet ta bëjnë këtë gjë. Dhe do bënin më mirë. WhatsApp, i cili është i lidhur më numrin tuaj të telefonit, është e vështire të largohet aq kollaj. Ndërsa BBM është i bazuar në kodin PIN dhe Sistemin ID, duke e bërë të thjesht transferimin në pajisje të tjera. Në desktop duhet, por ajo që përbën një problem është se BBM nuk mund të funksionojë njëherësh në disa platformat dhe pajisje. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>