Menaxhim Projektesh

CEO i BlackBerry-it: Plani i rimëkëmbjes ka 50% mundësi që të dështojë

Mar 6 2014
0 Shpërndarje
CEO i BlackBerry-it: Plani i rimëkëmbjes ka 50% mundësi që të dështojë

blackberry-sign-chenNjë prej cilësive interesante të CEO-s së ri të BlackBerry-it John Chen është të qenurit i hapur mbi sfidat që kompania po përballet aktualisht, të cilën ai shpesh e krahasonte me një pacient të sëmurë që kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale të menjëherëshme. Gjatë një interviste për The Financial Times, Chen është shprehur se plani i tij për rikthimin e BlackBerry-it ka 50% shanse që të rezultojë i suksesshëm dhe gjithçka do të varet nga performanca e tij dhe e ekipit të përgjithshëm të kompanisë.

Në përgjithësi, Chen është shprehur optimist gjatë intervistës dhe ka theksuar se është e thelbësoree ruajtja e një qendrimi pozitiv përballë kësaj situate shqetësuese. Ai është shprehur se humbja e disa prej klientëve më të rëndësishëm të korporatave dhe qeverive ka pasur ndikim negativ, por aktualisht qëllimi kryesor është ruajtja e klientëve të rinj duke ofruar shërbime dhe produkte superiore si dhe duke u fokusuar në objektivin bazë të kompanisë: ofrimi i zgjidhjeve mobile për organizatat dhe përdoruesit e thjeshtë.

Në planin e rimëkëmbjes së kompanisë, Chen ka përfshirë edhe shitjen e pajisjeve ekonomike që do të mundësohen nëpërmjet partneritetit me Foxconn, monetarizimin e aplikacionit mobil popullor të mesazheve BBM si dhe shndërrimi në një kompani të rëndësishme përsa i përket menaxhimit të pajisjeve mobile të korporatave. Chen beson se gjendja financiare e BlackBerry-it do të stabilizohet vitin e ardhshëm dhe një vit pas kësaj kompania do mund të gjenerojë përfitime. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>