Mobile

CEO i BlackBerry etiketon iPhone si jo më inovativ

Mar 19 2013
0 Shpërndarje
CEO i BlackBerry etiketon iPhone si jo më inovativ

Thorsten HeinsËshtë e vështirë të mos komentosh për të parët edhe të dytët kur je në vend të tretë në një garë. Edhe shefi ekzekutiv i BlackBerry, Thorsten Heins, ka vazhduar të përgjigjet mbi pyetjet që i bëhen në lidhje me iPhone-in e Apple, ndërkohë që ai është duke promovuar smartfonin e ri të BlackBerry-t Z10.

Duke folur për Australian Financial Review, Heins i dha vlerësime pozitive krijimit të produktit nga Apple gjashtë vite më parë: “Apple bëri një punë të mirë me futjen në treg të pajisjeve me prekje… ata bënë një punë shumë të mirë me ndërfaqen e përdoruesit. Ata janë një ikonë e dizajnimit. Ekziston një arsye për suksesin e tyre edhe ne duhet ta pranojmë edhe ta respektojmë atë”

Më pas erdhi edhe goditja jo shumë mikpritëse për iPhone.

“Historia përsëritet… masa i inovacionit është shumë e lartë në industrinë tonë madje në atë masë sa nëqoftëse nuk arrin të krijosh diçka të re sa më shpejt të jetë e mundur del nga tregu edhe mund të zëvendësohesh shumë thjesht. Ndërfaqja e përdoruesit e iPhone, me gjithë respektin që meriton si inovacion është 5 vjet e vjetër tani”

Heins theksoi se zona e shumë-detyrave të njëkohshme është një zonë ku iPhone zotëron shumë mangësira e ku BlsckBerry Z10 dallohet. Platforma e re e smartfonëve, BlackBerry 10, ka disa veçori që qëndrojnë shumë lartë iPhone si Hub-in e tij personal që shkrin të gjithë e-mailet, mesazhet edhe gjithashtu mungesa e butonit të faqes kryesore.

Gjithsesi, pohimi i Hein që BlackBerry 10 ka 70,000 aplikime të dedikuara është pak i ekzagjeruar. Shumë nga këto aplikime janë porta të BB10 nga versione të Android, që nuk ka në ndonjë eksperiencë të mirë.

Me rreth gjysmë dekade të fillesës së saj iOS ka rreth 800,000 aplikime. Heins tha se BlackBerry 10 do të ketë 100,000 aplikime në kohën e lançimit në Shtetet e Bashkuara pra në fund të kësaj jave. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>