Karriere

CEO i Apple, Tim Cook: Jam krenar që jam homoseksual

Oct 31 2014
0 Shpërndarje
CEO i Apple, Tim Cook: Jam krenar që jam homoseksual

Tim-CookShefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook, ka shkruar për herë të parë në një ese mbi orientimin e tij seksual. Kjo ese është publikuar në faqen Businessweek ditën e enjte. “Unë jam krenar që jam homoseksual dhe e konsideroj të qenit i tillë si një ndër dhuratat më të mëdha që më ka dhënë zoti” – shkruan Cook.

Në ese, Tim Cook shkruan se ai ka qenë i hapur mbi orientimin e tij seksual për shumë vite me njerëz të ndryshëm, duke përfshirë këtu edhe pjesëtarë dhe punonjës të kompanisë Apple. “Shumë kolegë në kompani e dinë që un jam homoseksual dhe kjo gjë nuk përbën ndonjë ndryshim në mënyrën se si ata më trajtojnë mua”- shkruan Tim Cook në ese. Ai shtoi që kurrë nuk e ka mohuar orientimin e tij seksual , por asnjëherë se kishte bërë publike.

Duke shkruar për gjënë, e cila e motivoi që të shprehej hapur mbi orientimin e tij, CEO i Apple citoi disa fjalë nga Martin Luther King: “Pyetja më këmbëngulëse dhe urgjente në jetë është. Çfarë po bën ti për të tjerët?”. “Unë shpesh e sfidoj veten time me këtë pyetje, dhe kam kuptuar që dëshira për privatësinë personale me ka mbajtur mbrapa duke mos më lejuar së bëri gjënë më të rëndësishme”.

Në fillimin e kësaj javë, Tim Cook deklaroi për shtetin ku ka lindur, Alabama, se atje nuk ka mjete dhe masa për sigurinë e njerëzve me orientim seksual tën dryshëm. TimCook gjithashtu njihet për promovimin e të drejtave të organizatës LGBT. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>