Karriere

CEO i Apple pranon të laget me kovë ujë në shenjë bamirësie

Aug 15 2014
0 Shpërndarje
CEO i Apple pranon të laget me kovë ujë në shenjë bamirësie

10544233_605650319552417_406384901_n.0.0_standard_640.0CEO i kompanisë Apple, Tim Cook është personi i fundit i famshëm që iu nënshtrua Sfidës për “Kovën e Akullt” dhe lagu veten me ujë të akullt në emër të bamirësisë në një ngjarje të kompanisë të mbajtur gjatë të enjtes.

Sfida ishte krijuar për të marrë para për sklerozën anësore amijotrofike, e njohur ndryshe si Sëmundja e Lou Gehrig-ut. Deri tani, shumë persona të famshëm të show-bizit dhe personalitete të teknologjisë e kanë pranuar këtë sfidë, duke përfshirë shefin e marketingut në Apple, Phil Shciller.

Si pjesë e sfidës, ju ose pranoni të bëni donacion ose të lagni veten me ujë, ndonëse shumë persona i kanë bërë që të dyja. Sipas rregullave po ashtu duhet t’i thirrni të tjerët që duhet ta bëjnë vetë sfidën, ose të ballafaqoheni me një “turpërim” social.

Schiller sfidoi Cook-un si pjesë e sfidës së tij; tani Cook sfidoi CEO-n e Disney-t dhe anëtarin e bordit të Apple Bob Iger, muzikantin Michael Franti dhe Dr Dre, i cili iu bashkua kompanisë Apple si pjesë e blerjes prej 3 miliardë dollarëve të kompanisë Beats gjatë muajit maj. (CIO Albanian)

Tags >

AppleCEO
Lajmet e fundit>