Siguri

CEO i Apple letër të hapur konsumatorëve për t’iu treguar që të dhënat e tyre janë të sigurta

Sep 18 2014
0 Shpërndarje
CEO i Apple letër të hapur konsumatorëve për t’iu treguar që të dhënat e tyre janë të sigurta

lot-to-look-forward-to-645x250Pas shqetësimeve për skandalin e vjedhjes së fotografive të personaliteteve të famshme nga iCloud, Apple është duke i dhënë një rëndësi më të madhe sigurisë së përdoruesit, pasi është publikuar një letër e hapur nga shefi ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook dhe disa uebfaqe të reja që janë përkushtuar për ta shpjeguar politikën e vet të privatësisë.

Faqja e re për politikën e privatësisë është rregulluar për pesë rajone të ndryshme dhe është dizajnuar për t’i ndihmuar konsumatorët e Apple-it që ta kuptojnë se si kompania i përdor të dhënat që i grumbullon nga ta. Në të ekziston edhe një njoftim i ndarë për fëmijë dhe secili është në dispozicion në shumë gjuhë, në varësi të vendndodhjes.

“Ne jemi duke publikuar këtë uebfaqe për të shpjeguar se si i trajtojmë informacionet e juaja personale, çfarë grumbullojmë dhe çfarë jo dhe pse,” shkruan Cook. “Ne do të sigurohemi që ju të merrni përditësime këtu për privatësinë në Apple të paktën një herë në vit dhe kurdo që kemi ndryshime të mëdha në politikat tona të privatësisë.”

Screenshot-2014-09-18-08

“Modeli ynë i biznesit është i drejtpërdrejtë: Ne shesim produkte të shkëlqyera,” shpjegon më tej Cook. “Ne nuk e ndërtojmë një profil duke u bazuar në përmbajtjen tuaj të e-mailit ose shprehitë e juaja të shfletimit të uebit për ta shitur më pas atë tek reklamuesit. Ne nuk ‘monetizojmë’ informacionet që ju i ruani në iPhone-in ose në iCloud-in tuaj.

Dhe ne nuk i lexojmë e-mailet tuaja ose porositë e juaja për të marrë informacione për të sjell tregun tek ju. Softueri dhe shërbimet tona janë të dizajnuara për t’i bërë pajisjet e tona më të mira. Thjesht dhe qartë.”

Kjo gjë mund të tingëllojë pak e “dhimbshme” për kompanitë si Google që fitojnë para duke shitur hapësirën reklamuese që shfaqet tek përdoruesit e produkteve të tyre.

Në letrën e tij të hapur, Cook po ashtu e përsërit që Apple nuk bashkëpunon me agjencitë qeveritare për t’iu dhënë të dhënat e përdoruesve. “Ne asnjëherë nuk kemi punuar me ndonjë agjenci qeveritare nga vendi për të krijuar një derë të pasme në ndonjërën nga produktet ose shërbimet tona. Ne po ashtu asnjëherë nuk kemi mundësuar qasje në serverët tanë.

Dhe ne asnjëherë nuk do ta bëjmë,” shkruan CEO i Apple-it.

Në faqen e privatësisë thuhet që me iOS 8 kompania nuk është në gjendje që të mbishkruajë opsionet e juaja të sigurisë për t’iu qasur të dhënave tuaja. Që është një gjë të cilën “rivalët” e vet e lejojnë:

“Në pajisjet që përdorin iOS 8, të dhënat e juaja personale si fotografitë, porositë (duke përfshirë ngarkesat), e-mailet, kontaktet, historia e thirrjeve, përmbajtja në iTUnes, shënimet dhe rikujtuesit janë të vendosura nën mbrojtjen e kodit tuaj kalues. Për dallim nga konkurruesit tanë, Apple nuk mund të tejkalojë kodin tuaj të kalimit dhe kështu nuk ka qasje tek këto të dhëna.

Kështu që për ne teknikisht nuk është e mundur që t’iu përgjigjemi urdhrave qeveritarë për marrjen e këtyre të dhënave nga pajisjet në posedim të atyre që përdorin iOS 8.”

Screenshot-2014-09-18-640

Sa i përket këshillës së ofruar për përdoruesit, faqja iu kërkon konsumatorëve të Apple që të jenë të kujdesshëm rreth llojit të të dhënave që ata shpërndajnë, sa shpesh ata e bëjnë ruajtjen e tyre rezervë (backup) dhe të jenë të kujdesshëm nga fushatat mashtruese dhe rreziqe të tilla. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>