Slider

CEO i Apple: 1 milion karta të aktivizuara të Apple brenda 72 orëve

Oct 28 2014
0 Shpërndarje
CEO i Apple: 1 milion karta të aktivizuara të Apple brenda 72 orëve

screen-shot-2014-10-27-at-8-34-36-pmGjatë ditës së hënë, në një konferencë të teknologjisë të Wall Street Journal, CEO i kompanisë Apple, Tim Cook tha që në 72 orët e para të veta, Apple Pay ka aktivizuar 1 milion karta.

Kjo shifër tregon që Apple Pay është duke marrë vëmendje edhe jashtë teknologjisë. Apple Pay garon me ofertat e rivalit nga Google, përveç metodave tradicionale të pagesave.

Pagimi me smartfon, edhe pse është tani duke lindur në tregun perëndimor, do të mund të rritej në shpejtësi: Duke e ditur depërtimin e smartfonëve në SHBA dhe shtetet e tjera të zhvilluara ku ky lloj sistemi i transaksioneve mbetet i ri, Apple ka mundësinë që në shpejtësi të shkallëzojë produktet e veta të reja.

Të ardhurat e mundshme vjetore për Apple mund të mos jenë edhe aq të lehta. Kompania merr 0.15 për qind të transaksioneve, apo 15 centë për 100 dollarë në pagesa. Kjo nuk është shumë në një bazë për-transaksion, por në shpejtësi ajo do të mund t’i sillte kompanisë më tepër se 600 miliardë dollarë. Nëse baza e përdoruesve të smartfonëve të vet e përdor teknologjinë e vet Pay, produkti do të mund të sillte dominimin e kompanisë në një linjë të re.

Natyrisht, 1 milion karta paraqesin një fraksion të numrit total të kartave të ruajtura të kreditit që Apple ka përgjatë iTunes dhe bizneseve të veta për mbajtjen e aplikacioneve, duke sugjeruar që do të mund të shijonte rritje të shpejt. Se sa i madh do të bëhet vëllimi i vet i pagesave mbetet të shihet. (CIO Albanian)

Tags >

AppleCEO
Lajmet e fundit>