Mobile

Celularët e lirë me Windows shpresë për Nokia-n

Jun 10 2011
0 Shpërndarje
Celularët e lirë me Windows shpresë për Nokia-n

altJavëve të fundit është spekuluar shumë se Microsoft ose Samsung do të blejnë Nokia-n, vlera e aksioneve të së cilës është duke rënë në mënyrë dramatike. Por, CEO i Nokia-s, Stephen Elop gjatë një konference në Londër përsëri deklaroi dhe shpjegoi që këto spekulime nuk kanë bazë.

Gjatë fjalimit të tij, Elop ritheksoi që akoma ka hapësirë për një sistem operativ të tretë pas iOS të Apple dhe Android-it të Google. Ai i krahasoi të dyja platformat me produktet harduer, duke deklaruar që produktet e Apple janë të mbyllura, ndërsa Google ka disa kapakë që për momentin janë të hapur. Përderisa është e paqartë nëse Android do të qëndroj në këtë mënyrë, është shumë e qartë që për këtë do të vendos Google, deklaroi Elop.

Prioriteti i Nokia-s është që konkurrojë me sistemet operative dhe jo me celularët e mençur të Windows Phone të prodhuar nga kompanitë tjera. Kështu që Nokia po bashkëpunon me Samsung-un “në gjëra të ndryshme në lidhje me Windows Phone,” tha ai.

Marrëveshja e Microsoft-it me Nokia-n i lejon gjigantit softuerik të përdor teknologjinë e Nokia-s në Windows Phone. Por, kur Microsoft prezantoi Mango-n, versionin e tyre të ri të Sistemit Operativ, nuk u përmend një teknologji e tillë. Nokia kërceu vonë në ambientet e Windows Phone në ciklin e zhvillimit të Mango-s, që do të thotë se do të ketë shumë më tepër diferencime të Nokia-s në versionet e ardhshme, sipas Elop. Sidoqoftë , edhe produktet e para do të kenë veti unike të Nokia-s, vazhdoi ai.

Shitjet e ulëta të pajisjeve Windows Phone e kanë bërë të vështirë Nokia-n të bind disa ekspertë të kësaj industrie që bashkimi me Microsoft ishte ideja më e mirë. Por, shitjet e dobëta janë edhe rezultat i punës të mahnitshme të prodhuesve të tjerë të celularëve të cilët po shfrytëzojnë përparësitë e Android dhe Nokia-s për të krijuar Windows Phone-in më të mirë, tha Elop.

Nokia akoma nuk ka dhënë ndonjë datë për lançiminin e celularit të parë me Windows Phone, por ka shfaqur disa sinjale se kjo mund të ndodh në çerekun e fundit të këtij viti.

Nokia gjendet përballë një udhëkryqi. Që të ketë sukses, ajo duhet të shes produktet e bazuara në Windows Phone në mes 200$ dhe 300$ pasi që ky sektor është duke u rritur, ndërsa Apple tashmë mbizotëron nivelin e lartë të tregut, tha Richard Windsor, specialist global i teknologjisë, i cili dha një prezantim tjetër në të njëjtën konferencë ku ishte i pranishëm Elop.

Pajisjet e para të Windows Phone do të jenë modele të shtrenjta, ndërsa modelet e lira s’do të arrijnë para vitit tjetër, tha Windsor.

Kjo paraqet një problem sepse koha është vitale këtu. Shumë konsumatorë potencial nuk kanë vendosur çfarë celulari të mençur do të blejnë, por kur ta bëjnë këtë ata do të bazohen në karakteristikat e Sistemit Operativ.

“S’është vonë për Nokia-n, por koha po ecën,” përfundoi Windsor.

Lajmet e fundit>