Mobile

Celularët dhe kanceri: 8 parandalime që ia vlejnë

Jun 9 2011
0 Shpërndarje
Celularët dhe kanceri: 8 parandalime që ia vlejnë

altE mira e të qenurit i rritur është që mund të merrni vet vendime. E keqja? Ju mund të merrni vendimet tuaja dhe të jetoni me pasojat e tyre.

Ashtu siç ndoshta keni dëgjuar, Organizata Botërore e Shëndetësisë shfaqi një raport kontrovers në fund të majit duke deklaruar që fushat elektromagnetike të radiofrekuencave, të cilat janë celularët, “mund të jenë kancerogjene për njerëzit duke shtuar rrezikun për glioma, një lloj malinj i kancerit në tru.”

Kjo është trishtuese, por “ndoshta” është një vlerësues dreqi, dhe raporti nuk është bazuar në hulumtimet më të reja. Në vend të kësaj, ky raport reflekton një rishikim të thellë të studimeve ekzistuese, disa prej të cilave dalin në përfundim se celularët janë krejt të shëndetshëm. Njëri nga këto, një studim i realizuar në 13 vende dhe i publikuar vitin e kaluar me emrin, Interphone, ishte studimi më i madh dhe më i gjati i publikuar deri më sot, dhe nxori përfundimin se “nuk është vërejtur rritje rreziku për glioma ose meningioma gjatë vëzhgimeve në përdorimin e celularëve.” Sidoqoftë, aty kishte edhe “sugjerime që rreziku i rritur i gliomas vjen në nivele të larta ekspozimi” por, këto fakte ishin të paqëndrueshme, dhe disa shkencëtarë ndjenin që sasia e ekspozimit që mund të ishte kancerogjene duhej të ishte shumë më e lartë.

Raporti i ri i përgatitur nga paneli prej 31 shkencëtarësh nga 14 vende, shtoi që celularët përdorin një listë prej 240 substancave dhe disa veprime që mund të jenë të lidhura me kancerin. Klasifikimi “2B” përfshin shumë përbërës kimik që mund të vlerësohen si të rrezikshëm, por gjithashtu në këtë listë futen edhe kafeja dhe perimet turshi, një fakt që CTIA (Shoqata e Industrisë Telekomunikuese Celulare) e përmendi menjëherë.

“Ky klasifikim i IARC (Agjencioni Ndërkombëtar për Hulumtime Kanceri) s’do të thotë që celularët shkaktojnë kancer. Nën rregullat e IARC, evidencat e limituara nga studimet statistikore mund të gjenden edhe në paragjykime dhe mund të ketë të meta në të dhënat e mbledhura që mund të jenë bazë për rezultatet,” thoshte grupi në një deklaratë të publikuar në uebfaqen e tyre.

Është e qartë që ekziston papajtueshmëri e madhe rreth sigurisë së celularëve. Në njërën anë, OBSH-ja që është një organizatë e madhe dhe shumë e respektuar po ngreh flamurin e paralajmërimit. Në anën tjetër, grupe po aq të respektuara po ofrojnë interpretime shumë më të parrezikshme për faktet e gjetura, të cilat e bëjnë shumë më të vështirë zgjedhjen se kush ka të drejtë. Nëse evidencat do të ishin aq të qarta, sa të themi, evidenca e pirjes së duhanit shkakton kancer, vendimi për përdorimin e celularëve do të ishte i thjeshtë. Por, pasi që kjo nuk qëndron, ju duhet të vendosni vetëm.

Sigurisht që unë nuk jam profesionist mjekësor (e as nuk i shikoj në TV programet mjekësore) por duket e arsyeshme që të merrni disa masa kujdesi për të mbrojtur shëndetin tuaj.

Më 2008, dikush që vërtetë ishte mjek, dhe i njohur në këtë lëmi, dëshmoi para Kongresit për rreziqet e përdorimit të celularit dhe një numër masash kujdesi që duhej të merrnit. Mjeku ishte Ronald Herberman, drejtori themelues i Institutit të Kancerit në Universitetin e Pittsburgh-ut. (mund ta lexoni dëshminë e tij këtu). Disa nga ato që thoshte dukeshin shumë drastike. Por, përsëri, kjo është zgjedhje e juaj.

·         Minimizoni përdorimin e celularëve tek fëmijët. Organet zhvilluese të fetusit apo fëmijëve janë më të ndjeshme ndaj ndonjë efekti në ekspozimin në fushat elektromagnetike.

·         Provoni të mbani celularin larg trupit tuaj duke përdorur mënyrën e mikrofonit ose dëgjueset Bluetooth. Amplituda e fushave elektromagnetike është një në katër në distancën prej dy inçëve (5 centimetra) dhe 50 herë më e vogël në distancën 1 metër.

·         Shmangni mbajtjen e celularit me vete për periudha të gjata. Mos e mbani atë afër trupit tuaj natën, si nën jastëk, ose në tavolinën afër shtratit, sidomos nëse jeni shtatzënë. Vendosja e celularit në “airplane mode” (modeli aeroplan) ndal transmetimin e rrezeve elektromagnetike.

·         Nëse duhet ta bartni patjetër me vete, preferohet që tastiera të jetë e drejtuar kah trupi dhe shpina e celularit të jetë e drejtuar jashtë trupit tuaj.

·         Shkurtoni thirrjet pasi që efekti biologjik është i lidhur drejtpërdrejt me kohëzgjatjen e ekspozimit.

·         Ndryshoni anët rregullisht derisa komunikoni në celularin tuaj ashtu që të shpërndani

ekspozimin.

·         Shmangni përdorimin e celularit tuaj kur sinjali është i ulët ose kur lëvizni me shpejtësi të lartë, sikur në tren apo veturë, sepse kjo në mënyrë automatike rrit fuqinë deri në maksimum pasi celulari në mënyrë të vazhdueshme provon të lidhet me antenë të re transmetuese.

·         Zgjedhni një pajisje me SAR-in(Normë specifike absorbuese, që mat forcën për absorbimin e fushave elektromagneitke nga trupi) më të vogël të mundshëm. FCC ka një bazë të të dhënave me informata për normën e SAR në shumë celularë.

 

Gazetari i San Francisco-s, Bill Snyder shkruan shpesh për biznes dhe teknologji. Ai mirëpret komentet dhe sugjerimet tuaja. Këtë mund ta bëni duke e kontaktuar në [email protected]

Lajmet e fundit>