Slider

Çanta antiplumb për dokumente

Sep 20 2012
0 Shpërndarje
Çanta antiplumb për dokumente

Nëse keni dokumente shumë të rëndësishme, të cilat kanë nevojë për një mbrojtje ekstra, atëherë kemi një zgjidhje për ju: një çantë antiplumb.

Nga vetë përshkrimi është e qartë se edhe nëse drejt saj qëllohet me armë, informacionet brenda saj nuk dëmtohen.

Ajo është e ndërtuar nga 65 shtresa polipropilen termoplastik dhe kushton 5995$. Vetëm 28 copë janë prodhuar gjithsej.

Mesa duket, edhe vetë prodhuesit e kanë kuptuar se kërkesa për ta pasur një çantë të tillë nuk ka për të qenë e lartë.

Ajo ka gjithashtu vend për iPad-in dhe peshon rreth 6 kg. Përfundimisht mund të themi se shërben njëkohësisht edhe si një ‘mburojë’ në rast rreziku. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>