Investim

Çadra që luan muzikë

Jul 2 2012
0 Shpërndarje
Çadra që luan muzikë

Hakerët gjermanë gjetën një metodë interesante për të krijuar një çadër që luan muzikë. Alice Zappe dhe Julia Lager vendosën 12 senzorë me prekje në pjësën e brendshme të një çadre. Senzorët ishin lidhur me një qark të thjeshtë që aktivizohet nga pikat e shiut. Ajo luan një notë të ndryshme muzikore 8 bit për çdo pikë shiu. E gjithë kjo shpikje u bë e mundur për vetëm 24 orë në Amsterdam, tha znj. Zappe.

Ajo tha se kjo ide lindi pas një vizite në një ekspozitë, duke u menduar se si mund të lidhnin pajisjet dhe mjetet që përdoren në jetën e përditshme, me muzikën. Shumë prej ideve të tyre, si ajo e të krijuarit të një Ueb faqeje që rekomandon ushqim në bazë të preferencave muzikore të njeriut, doli të jetë e komplikuar. Kështuqë çifti vendosi të investonte për çadrën.

Versioni i parë i çadrës ishte që senzorët të vendoseshin ngjitur në pjesën e brendshme të çadrës. Senzorët janë të përbërë prej materiali piezo-elektik i cili krijon një ngarkesë të vogël sa herë që ngacmohet. Senzorët pasi goditen nga pikat e shiut, dërgojnë sinjalet e tyre të cilat merren nga një mikro-kontrollues Aurduino. Kjo ka një çip silikoni në pllakë të lidhur me shumë konektorë, ku secili prej tyre mund të marrë të dhëna, t’i analizojë e më pas të prodhojë melodi në varësi se si është programuar.

Një pjesë e ndërlikuar ishtë rregullimi i mikro-kontrolluesit në mënyrë që ai të krijonte melodi të këndshme, tha znj. Zappe. Degjuesit më të ndjeshëm do të kishin probleme edhe me shiun më të lehtë. Nga ana tjetër poqëse nuk do të ishte shumë e ndjeshme, ateherë muzika do të ishte e vështirë për t’u dëgjuar, dhe rrjedhimisht jo interesante.

Testimi i ndjeshmërisë ishte nje tjetër sfidë e vështirë, pasi ditën që po e ndërtonim nuk kishte asnjë pikë shiu. Kështuqë na u desh të eksperimentonim në shtëpi me ujitëse lulesh. “Para kësaj ne filluam të kërkonim qytet më qytet për shi, gjë që ishte qesharake.” i tha ajo BBC-së.

Kjo vonesë do të thoshte se nuk kishte kohë për të punuar mbi Arduino në një aparat Android. Si rezultat, ne u detyruam të riktheheshim në gjenerimin e melodive 8 bit. “Ne donim të prezantonim diçka të thjeshtë që të funksiononte, në vend të diçkaje të komplikuar që nuk do të mund ta prezantonim dot në kohë. Në fund ishim të kënaqur me rezultatin tonë, edhe pse duhet të pranojmë se bëhet paksa e bezdishme pas një periudhe kohore.

Tani çifti po punon në një verzion të përmirësuar të çadrës. Kjo do të ketë tela dhe senzorë më të mirë për të luajtur melodi më cilësore. (CIO Albanian)

Tags >

Çadra
Lajmet e fundit>