Menaxhim Projektesh

BuzzFeed merr 50 milionë dollarë investime

Aug 20 2014
0 Shpërndarje
BuzzFeed merr 50 milionë dollarë investime

bzzfddaf870Uebfaqja me përmbajtje sociale BuzzFeed ka siguruar një raund të ri të investimeve prej 50 milionë dollarësh nga kompania me bazë në Luginën e Silicit (ang. Silicon Valley), Andreessen Horowitz, sipas një lajmërimi nga kompania. “Sot unë jam i lumtur që jam në gjendje të ju flas për investimin tonë të ri në Buzzfeed!” shkroi bashkëthemeluesi i Andreessen Horowitz në Twitter, Marc Andreessen, vetëm pak orë përpara lëshimit të disa cicërimave të tjera që shpjegonin arsyen e këtij investimi.

“Ne mendojmë që mundësia përpara: CEO-s Jonah Peretti, redaktorit Ben Smith, zëvendës presidenti ekzekutiv i Video Ze Frank dhe kolegëve të tyre është mjaft e përshtatshme,” shkroi Andreessen. “Ne jemi shumë të gëzuar për të punuar me çdo kënd në Buzzfeed për të ndihmuar ata që t’i realizojnë ëndrrat e tyre të një institucioni të ri shumë të rëndësishëm mediatik.

Pjesa më e madhe e parave sipas Smith-it, i cili dha një intervistë për New York Times, do të përdoren për të krijuar kategori të reja, një inkubator të brendshëm për teknologji dhe do të përdoren për blerje të kompanive të tjera. Raporti i njëjtë citoi një burim që thoshte që marrëveshja vlerësonte kompaninë në vlerë prej 850 milionë dollarë.

Duke shkruar për investimin në blogun e tij, Chris Dixon, që është një bashkëpunëtor i përgjithshëm në Andreessen Horowitz, u përpoq që të largojë disa kritika rreth fillimeve të hershme të BuzzFeed-it dhe e karakterizoi atë si një kompani teknologjie që mund të krahasohet me Tesla-n, Uber-in dhe Netflix-in. Sipas raportit të Times, kompania ka plane që të hapë zyra të reja në Gjermani, Japoni, Indi dhe Meksikë më vonë gjatë këtij viti dhe do të lëshojë diçka të quajtur BuzzFeed Distributed, që do të përqendrohet në krijimin e përmbajtjes që ekziston në radhë të parë në platforma të tjera, si Instagram dhe Tumblr. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>