Slider

“Business Speed Dating”, event për sipërmarrësit e rinj në sektorin e TIK-ut

Jul 21 2014
0 Shpërndarje
“Business Speed Dating”, event për sipërmarrësit e rinj në sektorin e TIK-ut

bsd-banner_web_7“Business Speed Dating” është një event, dedikuar sipërmarrësve të rinj dhe bizneseve në sektorin Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit apo sektorë të tjerë, por që fusha e TIK-ut përbën rol kyç. Ky aktivitet pritet të zhvillohet më 25 korrik 2014, ku synohet të ofrohet ndihmë në gjenerimin e kontakteve, rritjen e mundësive për bashkëpunim ndërmjet njerëzve të biznesit dhe sipërmarrësve të rinj, për mjediset në zhvillim të shpejtë. “Business Speed Dating” organizohet nga Protik me mbështetjen e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Sipërmarrësit e rinj do të përpiqen të zgjerojnë rrjetin e tyre profesional të kontakteve duke iu dhënë mundësia të vihen në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit e biznesit për të shpalosur idetë e tyre, projektet të cilat të mund t’i zhvillojnë në të ardhmen. Njerëzit e biznesit nga ana tjetër kanë mundësinë të zbulojnë ide apo projekte inovatore të cilat mund t’iu shërbejnë në aktivitetin e tyre, por dhe në atë social, gjithashtu duke ndihmuar në edukimin e një brezi të ri.

Pse duhet të merrni pjese në “Business Speed Dating” dhe kush duhet të marrë pjesë?

Duhet të merrni pjesë për: Krijimin e një marrëdhënie biznesi; të zhvilluar ide të reja për implementimin e idesë suaj të biznesit; gjenerimin e kontakteve të reja në biznes; identifikim të ideve të reja dhe unike dhe për të identifikuar inovatorë të rinj të talentuar. Në këtë event mund të marrin pjesë individë që kanë një ide biznesi ose projekt apo duan të nisin një të tillë në sektorin TIK-ut ose sektorë të tjerë, ku fusha e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të ketë rol kyç. Gjithashtu mund të marrin pjesë biznese që duan të promovojnë dhe zhvillojnë produktet apo shërbimet e tyre në fushën e TIK-ut. Protik do të përzgjedhë kandidatët. Afati për dorëzimin e aplikimit është data 23 Korrik 2014. Për hollësi të mëtejshme informohuni në: http://protik.org/news/business-speed-dating. (CIO Albanian)

Tags >

PROTIK
Lajmet e fundit>