Business & Management

BSA: Shtetet më të mira dhe më të këqija për cloud computing

Mar 10 2013
0 Shpërndarje
BSA: Shtetet më të mira dhe më të këqija për cloud computing

Cloud computing, falë mënyrës së ofrimit të shërbimeve dhe hapësirës ruajtëse, po shndërrohet në një sistem teknologjik të nevojshëm, duke tejkaluar kufijtë.

Megjithatë, secili shtet që po ndërmerr hapa në cloud ndeshet me vështirësi dhe jo të gjithë janë të aftë t’i përballojnë ato me kapacitet të plotë. Për ta evidentuar më qartësisht këtë fenomen, BSA (grupi i tregtisë që përfaqëson kompanitë më të mëdha softuerike në botë) ka publikuar rezultatet e studimit që është kryer për të dytin vit radhazi. Në të janë marrë në shqyrtim ligjet dhe rregullatorët e 24 shteteve, të cilat përbëjnë 80% të tregut të teknologjisë së komunikimit dhe informacionit.

Top 5 shtetet që shkëlqejnë në cloud computing janë si më poshtë:Cloud-Computing

1. Japonia

2. Australia

3. SHBA

4. Gjermania

5. Singapori

Top 5 shtetet që renditen të fundit në adaptimin e cloud computing dhe që njëkohësisht kanë probleme serioze lidhur me sigurinë e të dhënave në cloud janë:

1. Afrika e Jugut

2. Indonezia

3. Brazili

4. Tailanda

5. Vietnami

Ndër temat e tjera që janë marrë në studim përfshihen siguria kibernetike dhe privatësia, politikat e tregtisë së lirë, infrastruktura broadband si dhe ligjet kundër krimit kibernetik.

“Privatësia dhe siguria janë ndoshta çështjet më të diskutuara për një sërë arsyesh. Por, në fund të fundit, monedha ka dy anë. Të dyja janë të rëndësishme për të krijuar besim para adaptimit të teknologjive cloud, sepse nëse njerëzit nuk duan t’i vendosin të dhënat e tyre në cloud, atëherë edhe cloud computing është i padobishëm,” shprehen analistët. (CIO Albanian)

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>